Flash

Berisha: Pse Rama hesht për anijet me mbetje toksike

Lapsi.al 16 August 2024
Berisha: Pse Rama hesht për anijet me mbetje toksike

Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për anijet me mbetje toksike të refuzuara nga Tajlanda për të cilat thuhej se ishin nisur nga Shqipëria. Berisha thotë se ato vijojnë të enden nëpër dete dhe nuk i pret askush ndërsa “Shqipëria, vendi që i nisi hesht si varr, hesht si fija e barit”.

“Kjo heshtje fsheh krime miqtë e mi. Kjo heshtje e qeverisë së drogës dhe krimit të Edi Ramës, fsheh krime monstruoze mbi shqiptarët. Kjo heshtje e akuzon Edi Ramë se ky është direkt biznes i tij. Se ky është biznes me helmet, me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

A nuk je ti, a nuk je ti që për karrigen tënde more përsipër të shkatërrohen në Shqipëri armët e Asadit, akt me të cilin tregove se je i aftë të marrësh çdo vendim, të shkatërrosh çdo jetë në këtë vend, vetëm e vetëm për karrigen tënde, për pasurimin tënd. Tani pse nuk flet o kriminel” – akuzoi Berisha që ngre pyetjen se çfarë përmbajnë anijet në kontejnerët e tyre.

“Kujt i përkasin helmet e eksportuara nga Shqipëria, kush ta ka mbyllur ty gojën, kush ua ka mbyllur gojën doganave të vendit, autoritetit portual, inspektoriatit të mjedisit, inspektoriatit të punës, tatimeve, policisë, SHISH. Institucioneve të krimit që heshtin si fije bari, në një kohë kur nga Shqipëria eksportohen helm dhe vdekje dhe askush nuk flet prej tyre. Edi Rama nxirre kokën ku e ke futur se nga ky spiral nuk del dot.

Cili është biznesi yt me helme, thuajua shqiptarëve. Me kë e kryen ti këtë biznes. Çfarë lëndësh helmuese toksike prodhon apo dezaktivizon në Shqipëri. Shqiptarët duhet të dinë se çfarë kërcënimi kanë bërë dhe bëjnë këto për fëmijët e tyre dhe jetët e tyre. Kjo nuk kalon, fshihu sa të duash. Posto ç’të duash, mashtro ç’të duash, por këto të vërteta do të dalin në dritën e diellit dhe ti do të marrësh ndëshkimet që meriton” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Cakohet data e zgjedhjeve në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare në vendin e saj. Sipas vendimit të presidentes është caktuar data 9 shkurt 2025...

19:35

Ku ngeci projekti i urës mbi Bunë?

Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë planifikuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jug...

18:45

Zjarr i madh në Çrrilë të Mallakastrës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Çrrilë të Mallakastrës. Deri tani janë djegur 2 banesa të pa banuara, sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha dhe ullishte...

16:40

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI