Flash

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Gjirokastër dhe Kakavijë 2 persona

Lapsi.al 17 August 2024
Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në

Dy persona janë kapur nga policia në Gjirokastër dhe Kakavijë. Mësohet se Marglen Çomani 38 vjeç dhe Abedin Ogiçi 52 vjeç, rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 38-vjeçarin me qëllim ekstradimi drejt Kosovës. Gjykata e Kosovës i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit".

Ndërsa 52- vjeçari, banues në Delvinë, është arrestuar nga Policia Kufitare në Kakavijë.

"Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprat penale "Falsifikimi i monedhave e kryer në bashkëpunim" dhe "Vjedhja", njoftoi policia.

Të këshilluara

Cakohet data e zgjedhjeve në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare në vendin e saj. Sipas vendimit të presidentes është caktuar data 9 shkurt 2025...

19:35

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI