Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Meta akuzon njerëz brenda partisë së tij: Po përdoren nga Dumani

Lapsi.al 16 August 2024
Meta akuzon njerëz brenda partisë së tij: Po përdoren nga

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje nga Pogradeci për një bashkim më të gjërë opozitar, në atë që e cilësoi si përballje me narko-regjimin. Lidhur me tentativat për të manipuluar dhe fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec nga institucionet ligjzbatuese, Meta tha se dhuna dhe mungesa e përgjegjësie ka fytyrën jo njerezore të Edi Ramës. 

"Jemi të hapur për bashkëpunim të gjerë opozitar për t’u përballur me këtë narkoregjim dhe them që PL, ka qene dhe mbetet ne krye të opozitarizmit të vërtetë. Sigurisht qëpolicia do përpiqet t’ia lërë prokurorisë dhe anasjelltas, dhe Edi Rama do përpiqet t’ia lejë kujt të mundet" - tha ai. 

Meta vijoi sërish sulmet ndaj SPAK, që sipas tij duhet t’i druhet hetimit nga ai vetë dhe nga shqiptarët.

"SPAK-u është në hetim nga unë. Do të jetë në hetim nga të gjithë shqiptarët, perfshirë dhe Altin Dumanin. SPAK është një organizate kriminale që me drejtimin e Altin Dumanit, i cili është bërë mbrojtësi më i flaktë i gjithë krimeve dhe korrupsionit të Edi Ramës, duke quajtur siç e kanë dëgjuar të gjithe shqiptarët, si një krim intelektual grabitjen pa maska të qindra milionave euro të inceneratorit të Tiranës" - tha Meta për Dumanin.

Kreu i PL foli edhe për tentativën sipas tij të bllokimit të llogarive bankare të Partisë së Lirisë. Përveç një banke të nivelit të dytë akuzoi edhe njerëz që kanë qenë në partinë e tij dhe që janë marrë peng nga Dumani. 

"Një situatë shumë e çuditshme që ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë, emrin e të cilës nuk e përmend dhe që natyrisht ka të bëjë me elemente të caktuar brenda Partisë se Lirise ose që kanë qenë në Partinë e Lirisë të cilet janë marrë nën kontroll dhe në bashkepunim nga Altin Dumani për shkak të veprimeve te paligjshme që kanë kryer në të kaluarën edhe që janë perdorur dhe përdoren për të bllokuar dhe paralizuar aktivitetin e Partise se Lirisë.

Nuk ka sesi nje shefe zyre t’i drejtohet personit zyrtar te autorizuar nga kryetari i Partisë së Lirisë për të bërë veprime financiare me llogaritë bankare të partisë dhe t’i kerkojë atij që "të paraqitet vetë Presidenti, por pasi të shkojë në gjykatë meqënëse është ndryshuar statuti dhe të marrë vërtetim atje pastaj te shkojë dhe tek noteri e ku ta di unë ç'ka tjetër.

Tek gjykata e Dumdumanit do marim vertetime ne? SPAK nuk ka ça bllokon fare, SPAK eshte nje organizate terroriste gjobvenese te gjithe e kane degjuar ku Dumdumani ka thëne qe gjykata vendos ca i themi në prokuroria dhe afermendsh prokuroria bën ca i thote policia dhe afermendsh mbi policine eshte Edi Rama qe ka krijuar këtë regjim policesk ku nuk ka ndarje pushtetesh dhe ku institucioni me i parendesishëm eshte pikerisht ai qe duhet te ishte garant i ligjit i te drejtave te qytetareve që është gjykata" - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Cakohet data e zgjedhjeve në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare në vendin e saj. Sipas vendimit të presidentes është caktuar data 9 shkurt 2025...

19:35

Ku ngeci projekti i urës mbi Bunë?

Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë planifikuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jug...

18:45

Zjarr i madh në Çrrilë të Mallakastrës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Çrrilë të Mallakastrës. Deri tani janë djegur 2 banesa të pa banuara, sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha dhe ullishte...

16:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI