Flash

Qeveria nxjerr shefin e urgjencës të përgënjeshtrojë familjarët e Egli Progës

Lapsi.al 14 August 2024
Qeveria nxjerr shefin e urgjencës të përgënjeshtrojë

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura për dhunimin për vdekje të 42 vjeçarit Egli Progës në Pogradec, se urgjenca nuk ka kaluar në kohë.

Sipas familjarëve ambulanca kishte shkuar 30 minuta me vonesë dhe nëse do të kishte shkuar më herët 42 vjeçari do të shpëtonte.

Brataj në një prononcim për median thotë se ambulanca kishte shkuar për 7 minuta dhe e gjitha në total situata është menaxhuar me kod të kuq traumatik për 20 minuta.

“Nga verifikimi që kemi kryer, rezulton se në orën 19:12 minuta ka ardhur thirrja e Policisë së Pogradecit drejt urgjencës, ku kërkohet ndërhyrje e shpejtë për një person që gjendet në rrugë, në rrethrrotullimin te Agjencia.

Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat dhe misionin ekipit të Pogradecit dhe në 19:18 minuta ka mbërritur ambulanca në vendngjarje. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit.

Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë”, tha Brataj.

Megjithatë fjalët e familjarëve të viktimës bazohen në një eksperiencë personale të djalit të tezes së viktimës, i cili kur ndodhi ngjarja kishte qenë vetëm pak metra më tej. Ai thotë se qëndroi për rreth 30 minuta duke pritur ambulancën, një interval kohe shumë i gjatë për një qytet të vogël si Pogradeci.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI