Flash

Hidhet me kokë tek “Syri i Kaltër”, pushuesi i plagosur niset me helikopter drejt Tiranës

Lapsi.al 13 August 2024
Hidhet me kokë tek “Syri i Kaltër”, pushuesi i plagosur

Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër” në Sarandë.

28 - vjeçari Ardit Dauti, nga Tirana, i ndodhur me pushime në Sarandë ka preferuar që sot të shkonte në vendin turistik. 28 - vjeçari është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike por hedhja ka qenë fatale pasi është goditur në kokë duke çarë kështu skalpin e kokës.

Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës.

Pas ndihmës së parë, sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Bëhet me dije se gjendja e 28-vjeçarit është jashtë rrezikut për jetën. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI