Flash

Sëmundja e Etheve të Nilit/ Mjeku ekspert zbulon se si duhet të ruhemi

Lapsi.al 13 August 2024
Sëmundja e Etheve të Nilit/ Mjeku ekspert zbulon se si duhet të

Mjeku Vasil Llajo, administrator i Intermedica, Vasil Llajo, komentoi virusin e Etheve të Nilit, që ka mbërritur edhe në vendin tonë.

Llajo theksoi se virusi nuk është në nivel alarmant. Sipas tij, 80 përqind e rasteve janë asimptomatike, ndërsa dha edhe udhëzime, se çfarë masash duhet të merren për të shmangur këtë virus.

"Virusi është shfaqur zyrtarisht më 1937 në pjesën e Nilit Perëndimor. Ky virus prekte shpendët e më pas njerëzit. Virusi ka ardhur në Europë nëpërmjet shpendëve shtegtarë. Kur shpendët kanë ardhur në kontinentin tonë, e kanë kaluar virusin tek mushkonjat dhe mushkonjat e transmentojnë tek njerëzit. Virusi nuk është në nivel alarmant. Bëjmë mirë të marrim masa, që të mos marrim sëmundje, e nga këta sëmundje mos të kemi raste të rënda, disa prej të cilave rrallë herë shkojnë në humbje jete.

80 përqind e rasteve janë asimptomatike. Vetëm në 20 përqind të rasteve ka simptoma si temperatura. Në më pak se në 1 përqind të rasteve, shfaqen raste më të rënda. Ata që mund të preken më së shumti janë ata individë, që kanë sëmundje të tjera. Nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu as me puthje e as me përqafime. Nuk ka vaksinë për këtë virus. Mund të diagnostikohet përmes analizave. Masat që duhet të merren janë dezinsektimi i zonave që janë me shumë mushkonja. Duhet bërë një “luftë” me mushkonjat, që të ketë sa më pak mushkonja dhe shanset për infektim të jenë më të ulëta. Sa u përket fëmijëve, duhet thënë se është më i ndjeshëm pickimi, pasi kanë lëkurë më të butë e ndaj duhet më tepër kujdes." - u shpreh mjeku në një intervistë në News 24.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI