Flash

Kurti u përgjigjet ndërkombëtarëve: Ura e Ibrit duhet të hapet, nuk jemi në 2017-ën

Lapsi.al 13 August 2024
Kurti u përgjigjet ndërkombëtarëve: Ura e Ibrit duhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas BE-së, për çështjen e Urës së Ibrit duke deklaruar se kjo çështje është mbyllur në negociatat e vitit 2016-2017 në Bruksel. Sipas tij, tani jemi në gusht të 2024 dhe jo në janar të 2017-ës, ndaj Ura e Ibrit duhet të hapet.

“Çështja e Urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitet 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Ne dëshirojmë edhe lëvizje të lirë të qytetarëve, edhe sundim të ligjit, edhe paqe dhe siguri. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës”.

“Njëherë duhet ta presim raportin, kur ta shohim e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura. Nuk e kam parë sepse si ka ardhur ende MAPL-së. Nuk është çështje diskutimi është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur te gjitha diskutimet dhe është thëne se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017. Jemi në gusht 2024”, - ka thënë Kurti për T7 në përurimin e nisjes së punimeve në rrugën Tetovë - Prishtinë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI