Flash

Policia jep detaje për plagosjen në Shkodër, ndalohen 3 persona

Lapsi.al 13 August 2024
Policia jep detaje për plagosjen në Shkodër, ndalohen 3 persona

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Postribë – Prekal në Shkodër. Policia deklaron se i plagosuri i identifikuar si Çel Shabaj ka marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar si Kristian Kakia. Ai dhe dy persona të tjerë janë arrestuar ndërsa është sekuestruar edhe një pistoletë.

“Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave "Shqiponja". Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë. Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi Kristian Kakia, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Çel Shabaj, 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI