Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Pengmarrje pas aksidentit/ Ç'bënë në Tiranë dy të rinjtë e arrestuar

Lapsi.al 12 August 2024
Pengmarrje pas aksidentit/ Ç'bënë në Tiranë dy

Policia e Tiranës njofton se ka identifikuar dhe arrestuar dy persona, pasi kanë marrë me forcë në makinë një 22-vjeçar.

Në pranga kanë rënë shtetasit Ardit Cara dhe Arjan Dukaj. Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. Pengmarrja ka ndodhur pas një aksidenti me makinë.

“Morën me forcë një 22-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një 22-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit:

– A. C., 18 vjeç, dhe A. D., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI