Flash

Zbulohet skema/ Si i mashtronin gjeorgjianët pikat e shkëmbimit valutor

Lapsi.al 11 August 2024
Zbulohet skema/ Si i mashtronin gjeorgjianët pikat e shkëmbimit

Një shtetas gjeorgjian është arrestuar ditën e sotme pasi përmes një skeme mashtrimi arriti së bashku me dy të tjerë të vjedhin shuma të konsiderueshme parash nga pikat e shkëmbimit valutor në Shqipëri.

3 të dyshuarit kërkonin prerje prej 500 euro në exchange. Pas marrjes së parave, ata i numëronin, i mbyllnin në një zarf dhe i fshihnin në çantën e tyre.

Kur pronari i dyqanit këmbëngulte për verifikimin e parave, ata i jepnin një zarf tjetër që përmbante një tufë ku në fillim dhe fund ndodhej nga një kartmonedhë e vërtetë.

Specifikisht, në fillim dhe në fund të zarfit, ndodhej një prerje prej 500 euro, ndërsa pjesa tjetër e zarfit ishte e mbushur me prerje gazete të një madhësie dhe forme të ngjashme me paratë e vërteta. Kjo krijonte një iluzion që zarfet ishin të njëjta, dhe punonjësi i exchange mund të mendonte se ishte e njëjta shumë parash.

Rasti i fundit në Shkodër ku u vodhën 140 000 euro është pjesë e një serie mashtrimesh që kanë prekur exchanget në Shqipëri. Para kësaj, një incident i ngjashëm ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë dhe një tjetër në Elbasan. /Marrë nga BW

Të këshilluara

Frikë në Finiq, çpo ndodh me zjarret

Një zjarr i përmasave është regjistruar tani në kodrat e fshatit Kostar, në bashkinë Finiq. Gazetarja Shpresa Dine raporton se shërbimet zjarrfikëse të Finiq...

13:29

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI