Flash

PAMJET/ Situatë apokaliptike në Athinë, zjarret rrethojnë kryeqytetin grek

Lapsi.al 11 August 2024
PAMJET/ Situatë apokaliptike në Athinë, zjarret rrethojnë

Zjarre të mëdha kanë shpërthyer njëkohësisht në 3 zona periferike të Athinës dhe kanë vënë në alarm jo vetëm zjarrfikëset, por edhe gjithë infrastrukturën shtetërore greke. Sipas forcës zjarrfikëse, zjarret në këtë moment po përhapen në zonat Barnaba, Eretria dhe Megara.

Deri tani janë djegur disa banesa ndërsa u desh ndërhyrja e policisë dhe ambulancave për të dërguar në spital 10 persona me vështirësi në frymëmarrje. Mbrojtja civile njoftoi banorët që të jenë të gatshëm për t’u larguar nga zona, kurse forca të shumta policore kanë mbyllur kalimet që të çojnë atje.

Për shkak të erës të fuqishme që fryn në zonën e Atikës, janë vënë re vështirësi në përdorimin e mjeteve fluturuese. “Operacionet do të vazhdojnë edhe gjatë natës”, njoftoi mbrojtja civile. Për 48 orët e ardhshme, zonat e Atikës janë vlerësuar me rrezikshmëri 5, niveli më i lartë i alarmit kundra zjarrit në vend.

Një situatë e rëndë është edhe në zonën e Varnavas ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe mijëra banorë të zonave janë evakuuar. Mediat greke thonë se po bëhen të gjitha përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll.  ©LAPSI.al 

fwtia-arthrou-0

AP24224528111412

6289321

6289308

6289312

6289316

6289319

marousivarnavas

 

Të këshilluara

Frikë në Finiq, çpo ndodh me zjarret

Një zjarr i përmasave është regjistruar tani në kodrat e fshatit Kostar, në bashkinë Finiq. Gazetarja Shpresa Dine raporton se shërbimet zjarrfikëse të Finiq...

13:29

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI