Flash

28 vatra zjarri në 24 orë/ Shqipëria në flakë nga veriu në jug

Lapsi.al 11 August 2024
28 vatra zjarri në 24 orë/ Shqipëria në flakë nga veriu

Gjatë ditës së sotme, sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 28 vatra zjarri. Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 9 vatrave, ndërsa 19 mbeten ende aktive.

? Situata paraqitet problematike në fshatin Kostar të bashkisë Finiq, ku forcat operacionale me angazhimin edhe të helikopterit Cougar po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, për të mos lejuar kalimin drejt fshatit Vllahat të bashkisë Delvinë. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit janë forca të shumta nga strukturat e pushtetit vendor të bashkive Sarandë, Himarë, Gjirokastër, Dropull dhe Konispol, të mbështetura nga efektivët e FA.

? Në fshatin Mërtiraj të bashkisë Selenicë situata është nën kontroll. Ndërsa në fshatin Bashaj, po në këtë bashki është riaktivizuar zjarri i rënë një ditë më parë në sipërfaqe me shkurre. Era e fortë që po fryn në drejtim të fshatit Mesaplik e bën të vështirë ndërhyrjen.

? Në Parkun Kombëtar të Prespës, Mali i Thatë zjarri vijon të jetë aktiv, pasi terreni vështirëson shuarjen e plotë të tij. Forcat vendore të bashkisë Pustec ndihmuar edhe nga 27 efektivë të FA po punojnë për ta mbajtur nën kontroll.

?Në zonat pyjore të fshatit Rajë dhe Geghysen të bashkisë Tropojë ka një vatër zjarri aktive në drejtim të Qafës së Kolçit, e cila është duke u monitoruar nga punonjës të pyjeve të bashkisë Tropojë.

? Në fshatin Kus është izoluar vatra e zjarrit në Malin Lugë, në njësinë administrative Bërzhitë. Vijon të ketë djegie në humus, por nuk paraqet rrezik për përhapje në sipërfaqe më të gjerë.

? Në fshatin Tërnovë të bashkisë Bulqizë, zjarri është aktiv në sipërfaqe livadhore dhe po përhapet drejt një sipërfaqe pyjore. Situata paraqitet problematike. Forcat në terren po punojnë për kufizimin e përhapjes së flakëve.

? Në fshatin Selixë të bashkisë së Matit zjarri zhvillohet në tre vatra dhe po punojnë rreth 80 forca të bashkisë dhe Forcave të Armatosura. Temperaturat e larta dhe era kanë rritur intensitetin e vatrave. Po punohet edhe në një vatër në fshatin Maqellarë të bashkisë së Dibrës.

? Në vendin e quajtur “Bjeshkët e Xhurajve”, në bashkinë e Shkodrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore në terren të thepisur dhe të vështirë për të operuar. Zjarri po monitorohet nga strukturat vendore të kësaj bashkie dhe nuk paraqet rrezik për banesa.

?Në fshatin Halil të bashkisë së Krujës është riaktivizuar një vatër zjarri. Terreni i vështirë si dhe prania e erës vështirëson ndërhyrjen e forcave.

? Zjarri i rënë në fshatin Skuraj të bashkisë së Kurbinit po zhvillohet me intensitet të ulët.

? Në afërsi të stacionit të trenit në Milot, në bashkinë e Kurbinit, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të bashkive Kurbin e Lezhë, duke bërë të mundur largimin e rrezikut nga objektet e banimit.

? Mbi fshatin Sotirë në bashkinë e Dropullit zjarri ka kaluar në kurorën e pishave. Helikopteri Cougar i FA është angazhuar në këtë operacion veç zjarrfikësve të bashkisë Dropull, forcave vullnetare dhe 30 forcave të FA.

? Në fshatin Luzat të bashkisë Tepelenë, në fshatin Karat të bashkisë Këlcyrë si dhe midis fshatrave Bogovë dhe Dobrushë të bashkisë Skrapar janë raportuar vatra zjarri, në të cilat po punohet nga efektivët zjarrfikës për shuarjen e tyre.

????Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 665 forca operacionale dhe 43 automjete, 99 trupa ushtarake, 14 mjete dhe helikopteri i Forcës Ajrore.

Të këshilluara

Frikë në Finiq, çpo ndodh me zjarret

Një zjarr i përmasave është regjistruar tani në kodrat e fshatit Kostar, në bashkinë Finiq. Gazetarja Shpresa Dine raporton se shërbimet zjarrfikëse të Finiq...

13:29

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI