Flash

Pronari i Regina Group, Vasil Bedinaj qëllon me grusht klientin në Vlorë (VIDEO)

Lapsi.al 9 August 2024
Pronari i Regina Group, Vasil Bedinaj qëllon me grusht klientin në

Vasil Bedinaj, pronari i "Regina Group" dhe një biznesmen që shpesh shoqëron kryeministrin Rama në takimet në Vlorë është filmuar teksa qëllon me grusht një qytetar në plazh.

Nga biseda që dëgjohet në video biznesmeni me personat që e shoqërojnë debaton me qytetarin, i cili ankohet për fjalorin e përdorur në prani të familjes së tij.

Ata kanë qenë duke u sqaruar kur Bedinaj e qëllon me grusht. Video është publikuar në disa media dhe është ripostuar në rrjetet sociale nga kreu i PD, Sali Berisha e shoqëruar me një mesazh, sipas të cilit personi që është goditur ishte një klient në këtë resort.

Grushta klientit nga pronari!

Këtij i thonë “dajak turizëm”!

? Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!

Pershendetje doktor!

Personi qe godet me pellembe turistin quhet Vasil Bedinaj dhe eshte administratori i Regina Group. Arroganca e Vasilit buron nga lidhjet qe ka me zyrtaret e larte socialiste. Ne Vlore thone se ky person ben mbulimin e hotelit te Damian Gjiknurit ne zonen e Radhimes. Nje hotel luksoz me vlere miliona euro, i cili prestanome ka Vasil Bedinajn, por pronar Damian gurune.

Hoteli quhet Regina Palm Resort dhe ka hapur dyert kete vit edhe pse ende nuk ka perfunduar plotesisht.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI