Flash

Erdoğan telefonon Ramën: Zhdukni gylenistët në arsim, shëndetësi dhe fe

Lapsi.al 8 August 2024
Erdoğan telefonon Ramën: Zhdukni gylenistët në arsim,

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike këtë të enjte. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Komunikimit e qeverisë së Turqisë sipas të cilës ata kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Sipas të njëjtave burime, presidenti Erdoğan është shprehur se “marrëdhënia midis Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake”.

Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se Presidenti turk iu referua “përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri”, si dhe shprehu besimin se "Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimorë, shëndetësorë dhe fetarë".

Nga ana e kryeministrit Rama po qeverisë shqiptare nuk ka pasur asnjë reagim për telefonatën.

Goditja e gylenistëve ka qenë një kërkesë e përsëritur e Ankarasë ndaj Tiranës. Në jo pak raste kjo kërkesë është përmbushur. Qeveria shqiptare ka ekstraduar disa prej të kërkuarve prej autoriteteve turke pas grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 ndërsa janë mbyllur një sërë shkollash turke në vend. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI