Flash

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Kompany është trajneri i ri i Bayern: bavarezët gjejnë akordin me Burnley

Lapsi.al 25 May 2024
Kompany është trajneri i ri i Bayern: bavarezët gjejnë

Guardiola e kishte identifikuar atë si pasardhësin e tij të mundshëm te Manchester City, ditën kur ai vendosi të largohej nga klubi. Në vend të kësaj, Vincent Kompany, ish-ylli i Citizens, tani për tani do të ndjekë gjurmët e mentorit të tij te Bayern Munich, i udhëhequr për tre vjet nga Pep. Bavarezët kanë arritur marrëveshje me Burnley, skuadrën e Premier League që drejtohet nga belgu. Klubi pranoi një shumë prej rreth 11 milionë eurosh për ta liruar teknikun. Pritet një kontratë trevjeçare, deri në vitin 2027 dhe siç thonë në këto raste, mungon vetëm firma.

Kompany, pavarësisht rënies së tij në Championship, bëri përshtypje me idetë e tij të futbollit, të cilat e shtynë Bayern, për të thënë të vërtetën pas refuzimeve të shumta, të fokusohej tek ai. Trajneri belg synon të sjellë me vete stafin e tij. E këtu përfshihen asistenti Craig Bellamy dhe bashkëpunëtorët e tjerë Piet Cremers, Mike Jackson dhe Floribert N'Galula.

Lexo më tejNuk po pranon askush, Bayern zgjedh trajnerin që ra nga kategoria: Kompany zëvendësues i Tuchel

Karriera e tij si trajner praktikisht sapo ka filluar. Në vitin 2020, pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, Kompany drejtoi Anderlechtin deri në vitin 2022. Më pas ngjiti Burnley në Premier League në vitin 2023. Tani kapërcimi i madh në futbollin e nivelit të lartë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI