Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Përcaktohet sonte finalisti i parë i Champions: PSG duhet të rikperojë ndaj Dortmund për të shkuar në Wembley

Lapsi.al 7 May 2024
Përcaktohet sonte finalisti i parë i Champions: PSG duhet të
Të përmbysë epërsinë 1-0 të Dortmund. Në Parc des Princes, PSG, që nuk zbriti në fushë këtë fundjavë në Ligue 1, po përgatit misionin e tij duke synuar finalen e Champions League. Luis Enrique është i bindur se skuadra e tij mund të ketë të gjitha mjetet e duhura për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë. Në Dortmund, në fakt, francezët krijuan disa mundësi, duke goditur edhe shtyllat me Mbappè dhe Hakimi. Do të mungojë Lucas Hernandez, vëllai i Theos, që i është nënshtruar një operacioni në Austri për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. PSG ëndërron finalen e saj të dytë të turneut pas asaj që humbi kundër Bayern në gushtin e katër viteve më parë në Da Luz, në Lisbonë, në një stadium bosh për shkak të rregulloreve të rrepta anti-Covid. Orsato do të drejtojë ndeshjen që do të përcaktojë finalistin e parë të Wembley, me një ekip tërësisht italian edhe në VAR. Lexo më tejDortmund, Terzic paralajmëron PSG: "Në Paris të gatshëm të vrapojmë për më shumë se 20 km" Por kujdes sepse më pak i kuotuari për të fituar turneun, Borussia Dortmund, po kalon një moment forme të jashtëzakonshme. Edhe rezervat e zgjedhura nga Terzic kanë mposhtur Augsburg me rezultatin 5-1. Heroi i ndeshjes së parë, Fullkrug, u mbajt pushim gjatë gjithë ndeshjes nën Murin e Verdhë nga tekniku. Tani për të besuar në këtë sukses do t'ju duhet të rezistojnë në Paris dhe në Gjermani ka nga ata që kanë filluar të ëndërrojnë një finale tërësisht gjermane si në vitin 2013, kur Bayern Munich dhe Borussia Dortmund garuan për Kupën me Veshë të Mëdha në Wembley. Njëmbëdhjetë vjet më vonë, historia mund të përsëritet sërish në Londër.

FORMACIONET E MUNDSHËM

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembelé, Mbappé, Barcola. Trajner: Luis Henrique. BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Emre Can; Sancho, Brandt, Adeyemi; Fullkrug. Trajner: Terzic.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI