Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Julen Lopetegui trajneri i ri i West Ham, Marca bën 'leckë' Milan: "U shantazhua nga tifozët"

Lapsi.al 6 May 2024
Julen Lopetegui trajneri i ri i West Ham, Marca bën 'leckë'
Julen Lopetegui është gati të rikthehet në pankinë dhe jo, nuk do të jetë ajo e Milan. Trajneri spanjoll do të qëndrojë në Premier League pas eksperiencës që përfundoi keq me Wolverhampton. E pas zërave për një marrëveshje të mundshme me kuqezinjtë, ai pranoi ofertën e West Ham. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ish-tekniku i Sevilla do të marrë vendin e David Moyes në pankinën e Hammers. Firma mbi kontratë dhe njoftimin zyrtar i klubit londinez do të mbërrijnë në ditët në vijim. Për Lopetegui, që në karrierë fitoi Europa League me Sevilla dhe drejtoi kombëtaren spanjolle, do të jetë aventura e dytë radhazi në Premier League pas asaj me Wolverhampton e ndërprerë në fillim të këtij sezoni me dorëheqjen e tij. Tani – siç raporton Fabrizio Romano – ka ardhur marrëveshja me Hammers. Lexo më tej: Milan zgjedh Lopetegui: kontakte të vazhdueshme e një akord paraprak i arritur

MARCA SULMON MILAN: "U SHANTAZHUA NGA TIFOZËT"

“Klubet e mëdha nuk dorëzohen para tifozëve, kushdo që të shkojë tani do të jetë më keq se Lopetegui”. Ky është mendimi i spanjollëve të Marca në lidhje me revoltën sociale të tifozëve kuqezi, që bëri që Milan të mbyllte interesin e tyre për Lopetegui: "Fatkeqësisht Milan jeton në të kaluarën e tij... dhe me të kaluarën. Nuk është tipike për një klub kaq të madh - vetëm Real Madrid ka më shumë Kupa Kampionësh - të dorëzohet para shantazhit të një grushti firmash (11,000) me projekt-kontratën në tryezë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI