Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

E mbylli me futbollin, Pogba i dedikohet kinemasë: aktor në filmin "4 Zeros"

Lapsi.al 6 May 2024
E mbylli me futbollin, Pogba i dedikohet kinemasë: aktor në filmin
E mbylli me futbollin, Pogba i dedikohet kinemasë: aktor në filmin "4 Zeros" Paul Pogba i dedikohet kinemasë dhe bëhet aktor. Mesfushori i Juventus, i dënuar 4 vjet për doping, do të ketë një rol protagonisti në filmin "4 Zeros" të regjisorit francez Fabien Onteniente. Filmi është vazhdimi i "3 Zeros" dhe duhet të dalë në kinema, sipas asaj që zbulon gazeta Le Parisien, në prill 2025. Kampioni i botës me Francën në 2018, sipas të përditshmes, luajti në 2 skena të ndryshme në parkun e Rueil-Malmaison, në periferi të Parisit. Pogba luan rolin e një edukatori përgjegjës për futbollistët e rinj. Në kast janë prezent edhe dy legjenda të tjera të futbollit francez: Rolland Courbis dhe Guy Roux. Sipas dëshmive të mbledhura nga Le Parisien, Pogba ishte i qeshur, i disponueshëm dhe i qetë para kamerës: "Ai i la të gjithë gojëhapur me natyrshmërinë dhe thjeshtësinë e tij. Padyshim që i pëlqeu përvoja dhe tha se ishte gati, pse jo, ta përsëriste atë në të ardhmen”, ishin fjalët e një personi të pranishëm në xhirime. Lexo më tejPaul Pogba dënohet 4 vjet skualifikim për doping: karriera e francezit duket e mbyllur Sipas stafit të futbollistit, Pogba është i bindur se do të rifillojë karrierën e tij si futbollist. Francezi ende shpreson për një ulje të dënimit pas apelimit të tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

PËR ÇFARË FLET FILMI

I programuar për publikun më 9 Prill 2025, filmi tregon historinë e Kidane, një djalë i ri që braktis familjen e tij për të ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm nëpër Mesdhe, duke ushqyer ëndrrën për të luajtur për Paris Saint-Germain. Në këtë aventurë, Paul Pogba luan rolin e një edukatori të dedikuar për futbollistët e rinj, duke shtuar një lloj autenticiteti falë përvojës së tij në botën e futbollit profesionist.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI