Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Video/ "Ç'kemi copa mu*i", fyerje nga autobusi i Torino për tifozët: dalin emrat e lojtarëve të inkriminuar

Lapsi.al 6 May 2024
Video/ "Ç'kemi copa mu*i", fyerje nga autobusi i Torino

Një video e marrë nga autobusi i lojtarëve të klubit 'Torino' që shkuan të bëjnë homazh në Superga mëngjesin e së shtunës, është bërë virale në rrjetet sociale. Kjo sepse në të dëgjohen dy zëra që ofendojnë tifozët në mënyrë të shëmtuar. Njerëzit në rrjetet sociale kanë drejtuar gishtin drejt dy lojtarëve, që i është dashur të japin versionin e tyre.

FYERJET PËR TIFOZËT

Të shtunën në mëngjes, sipas traditës, futbollistët Granata shkuan për një pelegrinazh në kodrën Superga, për të bërë homazhe për kampionët e Grande Torino që humbën jetën më 4 maj 1949 në një aksident ajror. Emocion i madh i përfshiu të gjithë kur kapiteni Buongiorno renditi emrat e lojtarëve që u zhdukën në atë tragjedi. Mirëpo, një video që u bë virale, e regjistruar me smartphone nga autobusi i ekipit, e prishi krejt momentin. Në videon e inkriminuar dy zëra shajnë tifozët e pranishëm në Superga duke thënë "Ciao, Ciao copa mu*i", duke pasuar "këta po na fishkëllenin dje, koq*t" (duke iu referuar ndeshjes së së premtes kundër Bolonjës). Përmbajtja është postuar në Instagram nga portieri Luca Gemello i cili duket se në fillim nuk e kuptoi se çfarë po thuhej rreth tij. Ndonëse videoja u hoq menjëherë, ajo u bë virale në rrjetet sociale.

Lexo më tej: Tragjedia e Superga, 74 vjet më parë u rrëzua avioni i skuadrës. Cairo: "Sot kujtojmë Grande Torino"

TË KUJT JANË ZËRAT NË VIDEO?

Tifozët kanë drejtuar gishtin nga Matteo Lovato dhe Pietro Pellegri, duke njohur zërat e tyre dhe tani po i kërkojnë klubit t'i ndërpresë kontratat. Megjithatë, mbrojtësi granata ka shpjeguar me një rrëfim të gjatë në Instagram: "Torino dhe Torino janë realiteti më i bukur që kam parë. Kushdo që më njeh e di respektin dhe admirimin e thellë që kam pasur gjithmonë në jetë. E ndërkohë akuzohem se kam kam thënë diçka kundër tifozëve? Nuk e pranoj sepse nuk bën pjesë në personin tim, është kundër vlerave në të cilat besoj!". Edhe Pellegri është përgjigjur në Instagram duke shkruar: “Respektoj mendimet e të tjerëve, por nuk pranoj të lidhem me një video që po qarkullon sepse zëri im nuk është prezent aty”.

https://youtu.be/RZHp7Xygnts

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI