Flash

"Je shumë i fortë, kur do vish te Juventus?", takim sekret i drejtorit Giuntoli me një objektiv të merkatos

Lapsi.al 12 March 2024
"Je shumë i fortë, kur do vish te Juventus?", takim sekret i
Drejtori Teknik i Juventus, Giuntoli, është takuar me Koopmeiners në stadium, pas ndeshjes mes bardhezinjve dhe Atalantës. Drejtuesi torinez ka testuar kështi vullnetin e lojtarit që po shkëlqen këtë sezon në radhët e bergamaskëve.

GIUNTOLI TAKOHET ME KOOPMEINERS

Sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, Giuntoli fillimisht kishte menduar të ftonte Koopmeiners për të ngrënë darkë në JHotel. Më pas, ndryshoi mendje, për të mos mërzitur Atalantën. Por takimi me mesfushorin holandez u zhvillua sidoqoftë në zemër të Allianz Stadium. Në një sintezë, drejtuesi i Juventus i tha lojtarit: “Ti je shumë i fortë, kur do të vish të luash me ne?”. Lexo më tej: Skualifikimi i Pogba ndez merkaton e Juventus: Koopmeiners blihet me paratë e francezit Holandezi vlerësohet rreth 60 milionë euro nga klubi zikaltër. Kështu, synimi i drejtorit Giuntoli është të përfshijë në marrëveshje çmimin e Soulé (vlerësuar në 30 milionë euro) ose Huijsen (i preferuar nga Gasperini) për të ulur kërkesat. Nuk do të jetë një negocim i lehtë sepse familja Percassi shpreson të shkaktojë një ankand me klubet e Premier League, por në fund ai do t'i përmbahet vullnetit të Koopmeiners. Giuntoli është i vetëdijshëm për këtë dhe, për këtë arsye, prej disa kohësh është duke i trguar interesin e bardhezinjve. A do të jetë në gjendje drejtori të bëjë goditjen në verën e vitit 2024? Kjo mbetet për tu parë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI