Flash

"Fetai si Modric". Alban Bushi paralajmëron Finlandën dhe Zvicrën: "Ndeshja e jetës, duam Europianin"

Lapsi.al 12 March 2024
"Fetai si Modric". Alban Bushi paralajmëron Finlandën dhe

Alban Bushi zgjedh 23 lojtarët me të cilët do të përballojë sfidat kundër Finlandës dhe Zvicrës, për kualifikueset e EURO 2025. Kuqezinjtë e rinj do të zbresin në fushën e stadiumit Arena Kombëtare 22 mars, ora 17:00, kundër finlandezëve dhe në të njëjtën orë dhe fushë kundër helvetëve në 28 mars. "Mendoj që Finlanda është ekipi që luan më bukur futboll - tha Bushi -, pavarësisht se ndodhet pas nesh. Për mua luan më mirë se Zvicra dhe Rumania. Kjo është ndeshja jonë e jetës, ndeshja jonë e ëndrrave, që ne të shkojmë në Europian. Nëse fitojmë këtë ndeshje, është një shans shumë i madh për të zënë vendin e dytë ose të parë në grup".

FETAI, NJË MODRIC I RI

Shumë lojtarë të talentuar në Kombëtare, e përforcuar edhe me Fetain dhe Jasharin, por me mungesën e madhe të Cristian Shpendit. "Nuk ka qenë e lehtë ardhja e tyre në kombëtaren shqiptare, sepse kanë pasur shumë kërkesa si nga Maqedonia e Veriut, po ashtu edhe nga Zvicra dhe Kroacia. Dua t’i falënderoj të dy sepse janë dy lojtarë shumë të rinj që janë ditëlindja 2005 dhe janë edhe për dy sezone të tjera me ekipin Shpresa".

Lexo më tejPajaziti “Demollari” i ri, Simoni u pikas nga skauti më i mirë i Eintracht: Bushi zbulon talentet kuqezi U21

Elozhe pastaj për Fetain: "Ai është një lojtar me shumë potencial, lojtar i rrallë për pozicionin ku luan dhe lëvizjet që bën në fushë. Mendoj që do të jetë lojtari kyç në mesin e fushës për të gjithë sezonin. Që kur e kam parë videon e parë, më la përshtypje shumë të mira, i ngjan shumë Modriç edhe për lëvizjet që ai bën në fushë. Vrapon shumë në fushë, është shumë luftarak, sakrifikues dhe besoj se do të bëjë shumë mirë si për ekipin Shpresa, por do jetë një potencial i madh edhe për ekipin A. Të njëjtat fjalë mund të them edhe për Jasharin".

MBROJTJA, VERSION "SUPERIORE"

Idea e teknikut Bushi është të mos pësojë, sidomos kundër Finlandës, duke i besuar mbi të gjitha mbrojtësve që luajnë në kampionatin shqiptar: "Janë 10 lojtarë nga kampionati shqiptar. Mbrojtësit po luajnë dhe na japin siguri sepse kemi pasur gjithmonë probleme në mbrojtje. Lojtarët që ju përmendët luajnë vazhdimisht. Mendoj që do të bëjnë mirë sepse kanë minuta në këmbë dhe eksperiencë. Kemi punuar shumë sidomos me repartin e mbrojtjes gjatë kësaj kohe që kemi qenë pushim, duke i dërguar video dhe duke parë kundërshtarin. Mendoj që do të jemi kompaktë në ndeshjen me Finlandën".

https://youtu.be/_7aBAf_zWjo

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI