Flash

“Kjo loja cinike na dha rezultatin”. Osmani replikon me gazetarin, Gvozdenovic i jep titullin Vllaznisë

Lapsi.al 11 March 2024
“Kjo loja cinike na dha rezultatin”. Osmani replikon me gazetarin,

“Sigurisht që kjo loja që thoni cinike, na dha rezultatin. Prapë dhe sot e fitoi loja defensive. Patëm disa raste, kundërshtari pati raste më të mira. Megjithatë, bravo u qoftë djemve për angazhimin”. Qatip Osmani nuk e ka fare problem mënyrën si arriti të fitojë ndeshjen në Korçë, për sa kohë renditja thotë se ka të drejtë. Tekniku është tashmë vetëm dy pikë larg kreut: “Sigurisht, jemi afër, 2 pikë është diferenca. Duhet të sulmojmë dhe vendin e pare”.

Tani, titulli kampion nuk është më utopi, por Osmani nuk ka ndërmend të marrë merita, para lojtarëve: “Titullin kampion? Jo Qatip Osamni. Nuk jam unë që do e sjellë, por lojtarët. Ne do të bëjmë çmos”, e mbylli teknikun që ka kthyer entuzizmin në Shkodër.

GVOZDENOVIC: “VLLAZNIA NDOSHTA SKUADRA KAMPIONE”

“Ky është futbolli. Unë dua t’i uroj ekipit të Vllaznisë shumë suksese në të ardhmen. Është një skuadër e mirë, ndoshta skuadra kampione. Sot tregoi edhe eksperiencë. Ne i provuam të gjitha, edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën, por me një episod u vendos ndeshja dhe na kushtoi tre pikët”. Ivan Gvozdenovic e merr me sportivitet, si gjithnjë, edhe kur humbet pa e merituar.

Lexo më tej: Video/ Gol i anuluar Skënderbeut, penallti vendimtare për Vllazninë: vendos Balaj mes polemikave

Skënderbeu shpenzoi dhe me pak kujdes ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe: “Humbim shumë raste, ky është futbolli. Unë jam i sigurt që çunat donin të shënonin gol, ishte dy herë Rashica, një herë Nikaj, Rabiu në sekondat e fundit. Unë jam i sigurt që bëmë gjithçka me dëshirën për të bërë gol. Por nuk ia dolën dhe Vllaznia e meritoi të fitonte ndeshjen”.

Rezultati nuk mund ta kënaqë, por tekniku serb mundohet të përqendrohet menjëherë te ndeshja e radhës: “Nuk është fundi i botës, por nuk ishte mirë, patjetër, se ishte ndeshje në shtëpi dhe atmosfera e bukur. Nuk jemi kënaqur fare me rezultatin. Vllaznia do luftojë për kampion dhe ishte në Korçë, ku ne mendonim për fitore. Por e thashë që bravo Vllaznia, e ne të mendojmë për javën tjetër”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI