Flash

De Laurentiis, thyen raportin edhe me Sky: prapaskena e përplasjes e çfarë rrezikon presidenti i Napolit

Lapsi.al 12 March 2024
De Laurentiis, thyen raportin edhe me Sky: prapaskena e përplasjes e
Pasi e bëri me DAZN, dje De Laurentiis ishte protagonist i një shpërthimi ndaj transmetuesit tjetër zyrtar të Serie A, Sky. Një episod që zemëroi shumë jo vetëm televizionin por edhe UEFA-n, që ka ndërmend ta ndëshkojë ADL me një gjobë spektakolare.

PËRSE DE LAURENTIIS U VËRSUL NDAJ UGOLINI

Me sa duket problemi i Aurelio De Laurentiis nuk është vetëm DAZN, por transmetuesit televizivë dhe gazetarët në përgjithësi. Episodi i djeshëm e dëshmon qartë këtë. Të shohësh një president që del në fushë për të larguar një nga lojtarët e tij nga një intervistë televizive dhe, i pakënaqur, gjithashtu largon edhe kameramanin, është një skenë praktikisht e paimagjinueshme në ditët e sotme në Champions League. Një veprim i rëndë dhe në një kohë të shkurtër imazhet bënë xhiron e botës. Sipas Tuttosport, arsyeja përse De Laurentiis nuk donte që Ugolini të intervistonte Politanon është se gazetari është roman dhe jo napolitan siç do të dëshironte presidenti i Napolit. Në fakt, ADL do të kishte dashur që Di Marzio, i cili ka një marrëdhënie me Napolin, qytetin dhe klubin, të intervistonte lojtarët e tij. Kjo është ajo që dëshiron ADL: që lojtarët e tij të intervistohen vetëm nga napolitanët.

UEFA PËRGATIT NJË GJOBË EKZEMPLARE

Cilido qoftë motivi i De Laurentis për një akt të tillë, ai nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Në fakt, UEFA, shkruan Repubblica, nuk e ka tretur këtë imazh të shëmtuar, më së shumti sepse në nivel rregullash ADL nuk ka të drejtë në asnjë front. Sky, në fakt, është i autorizuar të kryejë intervista jashtë fushës dhe një klub nuk mund të përjashtojë veten, aq më pak të marrë lojtarët dhe të shtyjë kameramanët. Për këtë arsye, UEFA po përgatitet të dërgojë një gjobë të madhe për De Laurentiis. Ndërkohë, CEO i Sky Federico Ferri shkruan në X: "Kush bën intervistat në Sky Sport e vendos Sky Sport. Pa fjalë për atë që ndodhi me gazetarin tonë e kameramanin tonë. E dënoj pa asnjë koment tjetër. Një gjë është e sigurt: ecim përpara si gjithmonë, me profesionalizëm, rigorozitet, kredibilitet dhe edukim”. De Laurentiis po djeg të gjitha urat e tij me mediat italiane. Së pari DAZN, tani Sky. Së shpejti anëtarët e Napolit nuk do të mund të japin më intervista televizive nëse kjo është tendenca.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI