Flash

Shevchenko, presidenti i ri i Federatës ukrainase me vetëm një votë kundër: "Përgëzime e fat të mbarë"

Lapsi.al 25 January 2024
Shevchenko, presidenti i ri i Federatës ukrainase me vetëm një
Tani është zyrtare: Andriy Shevchenko është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Ish-sulmuesi i Dinamo Kiev, Milan dhe Chelsea ishte i vetmi kandidat në zgjedhjet e zhvilluara sot gjatë Kongresit të XXVI të Federatës, që u mbajt në Kiev. Shevcenko ka marrë 93 vota nga 94 votues. Emërimi i tij u shoqërua me duartrokitje të gjata nga delegatët. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, legjenda e futbollit ukrainas ishte në krye të kombëtares. Lexo më tej"Fëmijët luajnë futboll mes gropave të bombave": Andriy Shevchenko rrëfen dramën në Ukrainë Menjëherë pas zgjedhjes mbërritën urimet e Milan, klubi me të cilin Shevchenko shkroi faqe të paharrueshme të futbollit botëror. "Përgëzime dhe urimet më të mira për Andriy Shevchenko, Presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Fat të mbarë Sheva!" lexohet në postimin e kuqezinjve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI