Flash

Charles Leclerc rinovon me Ferrarin dhe shënjestron rekordin e Schumacher: "Ëndërroj titullin"

Lapsi.al 25 January 2024
Charles Leclerc rinovon me Ferrarin dhe shënjestron rekordin e Schumacher:

Charles Leclerc dhe Ferrari vendosën të zezën mbi të bardhë për një marrëveshje shumëvjeçare. Binomi do ta vazhdojë kështu përtej vitit të tyre të pestë së bashku, atë që nis me Kampionatin Botëror 2024 në pak më shumë se një muaj në Bahrein. Rinovimi ishte i pritshëm, por njoftimi zyrtar për shtyp nuk specifikon zgjatjen kohore. Mund të jetë një marrëveshje pesëvjeçare si ajo - tashmë e kaluara - e cila skadonte në fund të vitit 2024.

Në fakt, rinovimi shënon një pikë kthese të rëndësishme në planet e Ferrarit dhe në karrierën e pilotit nga principata. Sepse e bën Charles "flamurin" e vërtetë të Ferrarit në planin afatmesëm por edhe në të tashmen. Një lëvizje e destinuar të ndikojë në arsyetimin dhe zgjedhjet (afatshkurtër në këtë rast) të shokut të tij aktual të skuadrës Carlos Sainz. Për spanjollin "sirenat" e një të ardhmeje te Audi (në Formula 1 që nga viti 2016) nuk kanë reshtur në muajt e fundit.

LECLERC: "DUA TITULLIN ME FERRARIN"

Charles Leclerc nuk e fsheh kënaqësinë për rinovimin e kontratës me Ferrarin: "Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të vesh tutat e skuderisë Ferrari edhe në sezonet e ardhshme. Të garoj për këtë ekip ka qenë ëndrra ime që kur isha tre vjeç. Shihja Çmimin e Madh të Monakos nga dritarja e shtëpisë së shokëve të mi dhe në kthesën e Ste. Devote kërkoja gjithnjë makinën e kuqe. Ky ekip është familja ime e dytë. Ferrari besoi te unë që në fillim dhe më lejoi të bëj rrugën time në Formula 1. Është e pabesueshme të vesh këto ngjyrat dhe të shijoj një tifozeri të çmendur nga çdo pjesë e botës".

Lexo më tejLeclerc përplaset në nxemje, Ryanair i rezervon biletën për tu yshtur: "Të duhet një fluturim për Lourdes"

Në fund, Leclerc nuk harroi edhe premtimin më të rëndësishëm: “Ëndrra ime mbetet të fitoj titullin me Ferrarin dhe është një ëndërr e shkruar me të kuqe. Jam i sigurt që në vitet që na presin së bashku do të mund të marrim një kënaqësi të madhe dhe t'u japim tifozëve diçka për t'u gëzuar. Ferrari është gjithçka për mua".

ARRITJET E LECLERC

I njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme të drejtimit në xhiro teke, vetëm 26 vjeç, Charles është tashmë piloti i dytë në histori me më shumë pole position në timonin e një Ferrari. Ai ka barazuar Niki Lauda me 23, pas vetëm legjendarit Michael Schumacher me 58. Leclerc ka gjithashtu 30 podiume, shtatë xhiro më të shpejta dhe 1035 pikë në 103 gara me Ferrarin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI