Flash

“Laçi, do të ishte i pakëndshëm për ne”: Rada shpreson që “çeku” i shqiptarëve të mos jetë

Lapsi.al 11 October 2023
“Laçi, do të ishte i pakëndshëm për ne”:

Qazim Laçi është ndoshta njohësi më i mirë i skuadrës së Republikës Çeke, duke qenë i vetmi që luan në atë kampionat. E megjithatë, në 90 minutat e para në Pragë Sylvinho nuk e përdori mesfushorin e Sparta Pragë. Një muaj më parë dy skuadrat u ndanë në një 1-1, ku fitorja mund të kishte anuar në të dy krahët. E nesër, në “Arena Kombëtare”, shanset e 27 vjeçarit Laçi janë rritur për të qenë në fushë, gjë që ka shqetësuar ish-selektorin e Çekisë Petr Rada.

“Laçi sigurisht që do të ishte i pakëndshëm për ekipin tone – shpjegoi Rada -. Jo vetëm sepse njeh disa djem nga tanët, por është në formë, është shpërthyes e luan rregullisht. Unë nuk shoh një arsye pse ai nuk mund të fillojë ndeshjen nga minuta e parë”, tha Rada për “Sport.cz”.

Lexo më tej: Çekët i tremben të majtës së tij, Asani i paralajmëron: "Ju pret Ferri në Shqipëri"

Rada mendon se për atë që ka treguar Laçi me ekipin e tij në kampionat, çekët duhet t’i frikësohen pikërisht formës së futbollistit të Spartës së Pragës. Ish-trajneri i përfaqësueses mendon se ai duhet të jetë në formacionin e teknikut Sylvinho: “Ai po paraqitet mirë, padyshim që mund të ketë vend në kombëtare për të. Por kjo është vetëm si e shohim ne nga jashtë. Sylvinho është me përvojë, ka testuar lojtarë, i njeh ata. Ta shohim nëse Laçi mund të futet në formacionin titullar”, tha Rada që e drejtoi Çekinë në vitet 2008-2009.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI