FLETËPAGESA E ZBULUAR
Gjithmonë e kemi pyetur veten se si duhet të duket paga e një futbollisti. Të shohësh numrat me gjithë ato shifra, të zbulosh sa janë bonuset dhe shpërblimet e ndryshme. Me pak fjalë, gjëra për FIFA ose Football Manager. Por ja që tashmë na u dha kjo mundësi. Në fakt, Sterling dhe Iwobi i kishin lënë çeqet e pagave në një vend të pasigurt. E dikush, duke e vërejtur këtë, vendosi të bënte disa foto për të na ndihmuar të kuptojmë se sa janë të ardhurat e një futbollisti të Premier League.FLETËPAGESA E STERLING
Në vitin 2019, mekaniku gjeti fletëpagesën e Raheem Sterling kur ai ishte ende lojtar i Manchester City. Ai i bëri një foto të cilën më pas e publikoi në rrjetet sociale. Nga imazhi mund të shihni shifrat marramendëse. Paga neto është 1,160,634 paund, afërsisht 800,000 në pagë neto. E pjesa tjetër në bonuse dhe shpërblime për besnikërinë. Ajo që bie në sy është edhe shuma e taksuar, rreth 5.5 milionë paund.Remember when Raheem Sterling left a payslip in his car when he took it to the garage. £5.5 million tax bill though. ????? pic.twitter.com/JepTwXZISD
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) September 30, 2022