Flash

Independiente, Tevez: "Tre nga lojtarët e mi nuk dinë sa bëjnë 2+2, kjo është varfëria"

Lapsi.al 10 October 2023
Independiente, Tevez: "Tre nga lojtarët e mi nuk dinë sa

Carlos Tevez, në një intervistë për transmetuesin El Nueve, bën një zbulim të bujshëm për nivelin e dobët intelektual të disa prej lojtarëve të tij. "Tre djem që kemi në skuadër, nuk do të përmend emra, më thanë që nuk dinë të mbledhin apo të zbresin. E ata luajnë në Kategorinë e Parë. Kjo është varfëria - shpjegoi trajneri i Independiente -. Për tiu dhënë një ide bëra një ushtrim në fushën e shpejtësisë dhe hodha temën e neuroshkencës në mënyrë që lojtarët të aktivizojnë shpejtësinë. Bëra ushtrimin fizik në fushë dhe shkova me një tastierë dhe u kërkova të zgjidhin problemin: 'Sa bëjnë 2+ 2?' E disa nuk dinin të përgjigjeshin”.

Në krye të Independiente që nga shtatori, Tevez zbuloi se ai synon të punësojë një mësues privat për të ndihmuar sportistët pas stërvitjes. Ideja është që të ndihmohen lojtarët të përmirësojnë performancën e tyre në fushë, bazuar në studimet e tyre. E për t'i mbrojtur ata edhe jashtë fushës. "Dallimi që kemi është i tmerrshëm, ne jemi të gjithë përgjegjës për këtë situatë. Të gjithë jemi - shtoi Tevez -. Ne mund të ndihmojmë me ushqim, me gjëra themelore, me shumë gjëra, por studimi është thelbësor. Studimi është i nevojshëm në mënyrë që njeriu të mbrojë veten, në mënyrë që të dijë se për çfarë po flet. Nëse nuk e kupton se çfarë po nënshkruan në një kontratë, është e vështirë të mbrosh familjen tënde në të ardhmen".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI