Flash

Skandal i ri te Juventus, Fagioli nën hetim për baste në platforma të paligjshme: rrezikon 3 vjet dënim

Lapsi.al 11 October 2023
Skandal i ri te Juventus, Fagioli nën hetim për baste në

Pas natës së gjatë të festës, vjen zgjimi i vrazhdë. Duket sikur vërtetë nuk ka paqe për Juventus. Një tjetër çështje jashtë fushës, që përfshin klubin bardhezi, e ka të bëjë me Nicolò Fagioli. Mesfushori i Juventus, i lindur në vitin 2001, është në fakt nën hetim nga Prokuroria e Torinos. 22 vjeçari dyshohet se ka vënë bast në platforma të paligjshme, diçka e ndaluar nga neni 24 i Kodit të Drejtësisë Sportive. Nëse vërtetohet kjo shkelje mund të çojë në një përjashtim deri në tre vjet ose më shumë (plus një gjobë prej 25 mijë euro e lart).

Kumari nuk është krim (por i ndaluar nëse bastet vendosen me bastevënës të paautorizuar nga shteti italian, red.). Neni në fjalë specifikon ndalimin "për subjektet e sistemit federal, për drejtuesit, për ortakët dhe anëtarët e shoqërive që i përkasin sektorit profesional. Këta nuk mund të vendosin ose pranojnë baste, drejtpërdrejt ose tërthorazi, edhe nga palët e autorizuara, të cilat kanë si objekt rezultate në lidhje me ndeshjet zyrtare të organizuara në kuadër të FIGC, FIFA dhe UEFA".

Lexo më tej: U largua i pakënaqur, Pirlo bën prapaktheu: "Do të kthehesha te Juventus, Fagioli pasuesi im'

Hetimi nga Prokuroria e Torinos, raporton La Stampa, ka nisur prej muajsh. Edhe prokuroria e FIGC-së është në dijeni për procedurën, e sinjalizuar nga avokatët e vetë lojtari juventin më 30 gushtin e kaluar. Tani bëhet fjalë për tu siguruar nëse Fagioli ka vënë vërtet bast dhe mbi të gjitha për çfarë. Dhe e ardhmja e tij si profesionist mund të varet nga këto përgjigje.

FAGIOLI ËSHTË MARRË NË PYETJE

Lojtari i Juventus, Nicolò Fagioli, tashmë është marrë në pyetje nga prokuroria federale e FIGC. Kështu ka mësuar LaPresse për rastin e mesfushorit bardhezi të hetuar nga prokuroria e Torinos. Në bazë është një hetim për baste në platformat e paligjshme online. Për këtë arsye, prokuroria federale është njoftuar dhe tashmë po punon për rastin.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI