"Në realitet nuk u largova kurrë, ajo që është krijuar në 19 vjet është diçka unike. Natyrisht rrugët kanë ndryshuar, por kush e di se çfarë do të sjellë e ardhmja". Alessandro Del Piero mes nostalgjisë dhe dëshirës për t'u rikthyer në bardh e zi, nuk ka përdorur lojëra fjalësh në pasarelën e festës së Juventus në Torino. E pastaj ato zërat për një impenjim në Arabi: "Ka zëra që më duan larg Italisë? Le të mos flasim për këtë sonte - shtoi ish-fantazisti i Juventus -. Kampionati deri tani? Kanë kaluar vetëm pak javë, jemi në fillim. Skuadra është atje lart, por nuk kam pse i them unë ambiciet dhe objektivat. Duhet ta bëjnë ata - e mbylli me buzëqeshje Del Piero - unë e bëra për 19 vjet”. Lexo më tej: Skandal i ri te Juventus, Fagioli nën hetim për baste në platforma të paligjshme: rrezikon 3 vjet dënimMinuto 9. Luca Vialli, sempre con noi. pic.twitter.com/qOdPA33Diz
— JuventusFC (@juventusfc) October 10, 2023