SIMULIMI I CARRASCO ËSHTË PËR OSCAR
Ishte koha shtesë në pjesën e parë të ndeshjes mes Al-Hilal dhe Al-Shabab, kur Carrasco u përplas me mbrojtësin kundërshtar Al-Bulayhi. Kontakti ndodhi në përpjekje për të mbrojtur një top që po dilte në rivënie anësore. Për të pasur sukses në objektivin e tij ai ngadalësoi vrapimin dhe u ndihmua me një lëvizje me shpatull, ndoshta duke shkaktuar nervozizëm te lojtari i Al-Hilal. Madje, ky i fundit pasi ka marrë topin, e ka “mbështetur” në gjoksin e belgut. Nga ai moment filloi Carrasco-shoë. Ish-lojtari i Atletico u hodh përtokë si i goditur nga një gjyle, duke bërtitur me dhimbje të shtirur. Arbitri Cisneros, i El Salvador, i pa ndihmuar nga asistenti që ndodhej aty pranë, u mashtrua plotësisht. Ai i tundi një karton të verdhë të pamerituar në fytyrë Al-Bulayhi, që nuk arrinte ta besonte sanksionin që kishte marrë.Episodi u bë menjëherë viral dhe komentet sociale nuk vonuan: "Një simulim i denjë për Oscar", shkroi një përdorues. "Carrasco u rrëzua pasi mori një goditje me top në gjoks. Shpresojmë të jetë mirë!", bëri shaka një tjetër. E një tjetër komentoi me një farë hidhërimi: "Carrasco sjell teatrin evropian në Ligën Saudite".#Viral | El árbitro salvadoreño Iván Barton tuvo que intervenir en el partido entre el Al Hilal y el Al Shabab de la liga Árabe tras una agresión exagerada del belga Yannick Carrasco. El equipo de Neymar se llevó la victoria 2-0. pic.twitter.com/6NkA36NzVv
— EL GRÁFICO (@elgraficionado) September 30, 2023