Flash

Video/ Lukaku e Pellegrini i japin frymëmarrje Romës: Frosinone asnjëherë e rrezikshme

Lapsi.al 1 October 2023
Video/ Lukaku e Pellegrini i japin frymëmarrje Romës: Frosinone

Roma mposhti Frosinone 2-0 në javën e shtatë të Serie A, duke shënuar suksesin e dytë sezonal në kampionat. Protagonisti i mbrëmjes, edhe pa shënuar, ishte Paulo Dybala. Argjentinasi në minutën e 22' shërbeu një asist për Lukaku, që zhbllokoi rezultatin. Sulmuesi belg evitoi Oyono dhe mposhti portierin Turati. Frosinone reagoi duke bërë një paraqitje krenarie, por pa shqetësuar kurrë portierin Rui Patricio. E në fund, në minutën e 83', Roma gjeti golin e dytë me kapitenin Pellegrini. Mesfushori shënoi në zhvillimet e një goditje dënimi të Dybala.

Lexo më tej: Video/ Genoa turpëron 4-1 Mourinhon: Roma kurrë kaq keq nga viti 2010

Kështu që, në fillim Lukaku e më pas Pellegrini sistemuan Frosinone. Roma largon rrezikun e krizës duke rrëmbyer fitoren e dytë në kampionat, pas 7-0 në Empoli dy javë më parë. Big Rom me të majtën prishi ekuilibrat, pastaj kapiteni me të brendshmen bëri të dorëzohet një Frosinone, që rezistoi për një pjesë loje, por nuk arriti kurrë të godiste në portë. Në pjesën e dytë diferencën e bëri kreativiteti i Dybala, një katalizator i lojës për kënaqësinë e Mourinhos, që mori siguri nga tridhëmbëshi i tij i yjeve. Roma ngjitet në vendin e 12 me tetë pikë, ndërsa Frosinone mbetet me një pikë më shumë në vendin e 10.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI