Flash

Video/ Insigne, i dëmtuar, provokohet nga tifozët në tribunë. Reagim i shëmtuar i sulmuesit: “Ik q*huni”

Lapsi.al 1 October 2023
Video/ Insigne, i dëmtuar, provokohet nga tifozët në
Thyerje totale e marrëdhënieve mes Lorenzo Insigne dhe tifozëve të Toronto. Ish-kapiteni i Napolit, me Toronto FC deri më 30 qershor 2026, aktualisht është i dëmtuar. Insigne, sidoqoftë, ishte në tribunë për të parë ndeshjen e ekipit të tij. Erdhi një tjetër humbje (kundër Cincinnati) që çertifikoi vendin e fundit në Konferencën Lindore MLS dhe disa tifozë pas ndeshjes u kapën me të duke e fyer. Reagimi nervoz i italianit, që direkt nga Sky Box-i i tij u ngrit dhe duke u treguar gishtin e mesit i bërtiti: "Hej ju, ik q*huni. Respekt!". Lexo më tej: Video/ Messi tremb tifozët e Miami me fjalët që i përshpërit Insignes: leximi i buzëve tregon çfarë i thotë Një reagim aspak i bukur i Insigne, që vërteton se sulmuesi nuk e ka gjetur veten në MLS. Në këtë pikë nuk përjashtohet që në janar, me kampionatin amerikan në pauzë dhe me play-off ku Toronto nuk do të marrë pjesë, ish-lojtari i Napolit mund të rikthehet në Itali. Edhe pse, me këtë zgjidhje, me siguri do t'i duhet të heqë dorë nga një pjesë e madhe e pagës që merr në Kanada. Deri në janar, megjithatë, ka ende kohë dhe lojtari duhet të rikthehet fillimisht në formë, pas dëmtimit të pësuar.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI