Flash

Leao shkatërrimtar, Pulisic e Okafor mposhtin Lazio e mbajnë Milan në krye

Lapsi.al 30 September 2023
Leao shkatërrimtar, Pulisic e Okafor mposhtin Lazio e mbajnë Milan

Suksesi i dytë në tri ndeshje të mëdha të luajtura nga Milan, që nga sonte mund të thotë se i ka mundur të dyja skuadrat romane. Ekuilibri me Lazio zgjati një pjesë loje, sepse pastaj u ndez Rafa Leao. Portugezi shërbeu dy asiste për golat e Pulisic (60') dhe Okafor (88'). Sarri pa golin e Pedro të anulohet në kohën shtesë dhe doli nga San Siro i mundur me një rezultat të rëndë 2-0. Pioli mbetet në krye me 18 pikë, por humbet Loftus-Cheek për një problem muskulor.

Marshimi i Milan vazhdon, duke ruajtur kreun e Serie A, duke bërë dy në dy kundër romaneve. Lazio bie në San Siro me një 2-0, të lindur nga shpërthimet ofensive të Leao. Surpriza e parë ishte në formacionet zyrtare, me Immobile në pankinë për shkak të një problemi muskulor. Sarri e nisi me Castellanos. Ekuilibri i minutave të para tentoi të prishej nga sulmet fillestare të bardhekaltërve, me goditjen e jashtme të rrjetës nga Felipe Anderson dhe shansin për Zaccagni. Pioli humbi Loftus-Cheek, i zëvendësuar nga Musah për shkak të një problemi muskulor. Por Milan u shkund nga Leao, por goditja e tij u devijua në kënd nga Provedel. Intensiteti dhe ritmi ishin të lartë në San Siro, me shanset më të mira në fund për Milan. Giroud impenjoi Provedel, më pas Reijnders goditi shtyllën rastësisht.

SUPER LEAO

Në pjesën e dytë kuqezinjtë e filluan fuqishëm, duke kaluar në avantazh në minutën e 60'. Leao frymëzoi Pulisic, i cili hyri në zonë dhe mundi Provedel. Sarri shkundi të tijtë me zëvendësime, madje duke luajtur edhe kartën Immobile. Megjithatë, mundësitë më të mira erdhën nga Milan, me Provedel vendimtar ndaj Musah dhe Pulisic. Milan dyfishon sërisht nga një blitz i Leao, që befasoi Casale dhe shërbeu Okafor, i cili u përsërit pas golit në Cagliari. Lazio u ndal në shtatë pikë, ndërsa Milani, vazhdon në krye në 18. Kuqezinjtë presin rezultatin e Inter për të kuptuar nëse (nga sonte) do të udhëheqin vetëm apo jo.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI