TWERK I KUBO 'THYEN' RRJETET SOCIALE
Momenti i mirë i Real Sociedad, që vjen nga tri fitore radhazi në La Liga, është edhe falë të riut Kubo. Japonezi po bindë skeptikët në startin e sezonit me paraqitje pozitive. E në ndeshjen e djeshme, derbi bask, në fitoren 3-1 ndaj Athletic Bilbao, japonezi u bë protagonist jo vetëm për golin, por edhe për festimin e tij shumë të veçantë. Pasi e dërgoi topin në fund të portës, Kubo u drejtua nga flamuri. Papritur preku kofshën e tij nga pas dhe filloi të ecte duke çaluar, si të ishte i dëmtuar. I befasoi të gjithë, kur në fund improvizoi një twerk. Një festim që sigurisht nuk kaloi pa u vënë re, e që lindi, siç u përmend, nga simulatori i njohur i futbollit FIFA. Me Elustondon kisha vënë bast që po të shënoja do të festoja kështu”, deklaroi 22-vjeçari duke buzëqeshur në fund të ndeshjes. Ndërkohë video është duke bërë bujë në rrjetet sociale...Kubo really pulled off the Fake Injury Twerk Celebration????? pic.twitter.com/SOjfnsx81J
— Sahil (@Criminal__x) September 30, 2023