Flash

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Video/ Gasperini i tërbuar, nxjerr jashtë gazetarin nga konferenca për shtyp

Lapsi.al 26 September 2023
Video/ Gasperini i tërbuar, nxjerr jashtë gazetarin nga konferenca

Fitorja e arritur kundër Cagliari nuk mjaftoi për të qetësuar shpirtrat te Atalanta. Gasperini është përplasur me një gazetar gjatë konferencës për shtyp dhe e ka përzënë atë nga salla e shtypit. “Turp të kesh, me cfarë fytyre vjen këtu?”, ishin fjalët e teknikut kundër reporterit. Një reagim i fortë që sigurisht ka befasuar shumë të gjithë ata që ishin prezent në konferencën për shtyp. Por cila ishte arsyeja që Gasperini reagoi kështu?

PRECEDENTI

Javët e fundit, Gian Piero Gasperini ka qenë në qendër të polemikave për deklaratat e bëra nga Maehle. “Na torturonte, e kishim frikë”, ishin akuzat e mbrojtësit kundër ish-trajnerit të tij. Fjalë të forta të cilat më pas u morën mbrapsht nga vetë Maehle të nesërmen, kur kuptoi se kishte shkaktuar një tërmet mediatik. “Fjalët e mia janë keqkuptuar dhe përkthyer keq, Gasperini është një trajner i madh”, deklaroi gjermani duke mbyllur polemikën. Sidoqoftë, shumë gazeta e shfrytëzuan këtë për të kritikuar trajnerin torinez, duke ripërsëritur problemet e mëparshme me Papu Gomez dhe portierin Gollini.

Lexo më tej: Maehle akuza të rënda për trajnerin e Gjimshitit: "Sjellje diktatoriale, menaxhim i bazuar te frika"

GASPERINI SHPËRTHEN NË KONFERENCË PËR SHTYP

Kur trajneri i Atalanta, pas ndeshjes kundër Cagliari, e pa gazetarin të ngrinte dorën për t'i bërë një pyetje, ai reagoi në këtë mënyrë: "Nuk mund të më bësh pyetje pas artikullit që ke shkruar. As mos eja në konferencë. Ose dërgo një tjetër ose shkruaj çfarë të duash... Ke shkruar një artikull të turpshëm, duhet të kesh turp nga ajo që ke shkruar. Shumë komode kështu.... Por çfarë fytyre ke të vish këti? Po si vjen përsëri te unë?". Eshtë e panevojshme të thuhet se videoja u bë menjëherë virale në internet.

Lexo më tej: Video/ "Një k*r ke fituar": Gasperini sherr me tifozin e Milan, e godet me… panine

https://youtu.be/SmD9aSfJ3qs

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI