Flash

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Vritet me armë zjarri presidenti i Tigres: vajza e 63 vjeçarit, në makinë me të atin, shpëtoi mrekullisht

Lapsi.al 26 September 2023
Vritet me armë zjarri presidenti i Tigres: vajza e 63 vjeçarit,

Kolumbia është nën shok pas vrasjes së presidentit të Tigres FC, një ekip i kategorisë së dytë. Ai u qëllua për vdekje të shtunën e kaluar teksa po kthehej në shtëpi pasi ndoqi ndeshjen e humbur kundër Atletico FC. Ka qenë vetë klubi kolumbian që ka njoftuar vdekjen e Edgar Paez. Sipas raportimeve të mediave lokale, 63-vjeçari po kthehej në shtëpi me makinën e tij, ku ishte edhe e bija, kur u godit nga dy burra me motoçikletë pranë stadiumit Metropolitano de Techo në Bogota. Vajza e Paez fatmirësisht mbeti e padëmtuar.

“Familja Tigres dhe komuniteti sportiv kolumbian janë të shkatërruar nga ky atentat,” tha klubi në një deklaratë. “Angazhimi i tij ndaj ekipit dhe përkushtimi i tij për zhvillimin e sportit në rajonin tonë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që patën privilegjin ta njohin atë”.

Lexo më tej: Kolumbi, taktikë e turpshme në barrierë: lojtari ul mbathjet e tregon organet. Tërbohen tifozët

Federata Kolumbiane e Futbollit shprehu gjithashtu ngushëllimet e saj për familjen dhe ekipin e Paez: "Federata Kolumbiane e Futbollit dhe Komiteti Ekzekutiv i saj vajtojnë vdekjen e z. Édgar Paez, president i Tigres FC Club. Ne shprehim ngushëllimet tona dhe qëndrojmë pranë familjes, miqve dhe të dashurve të tij në pikëllimin e tyre. U prehtë në paqe”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI