Flash

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Ish-presidenti i Inter, Moratti në spital: ndërhyrje e programuar, situate nën kontroll

Lapsi.al 26 September 2023
Ish-presidenti i Inter, Moratti në spital: ndërhyrje e programuar,

Massimo Moratti është shtruar në spitalin Galeazzi në Milano ku iu nënshtrua një operacioni angioplastike. Për ish-presidentin e Inter bëhet fjalë për një operacion të planifikuar prej disa kohësh. Situata është për rrjedhojë nën kontroll. E, ndryshe nga sa u raportua gabimisht në mëngjes nga disa portale, ai po qëndron në spital për periudhën e zakonshme post-operatore.

Me Massimo Moratti në krye, Inter fitoi 5 kampionate. Bilancit i duhet shtuar 1 Kupë UEFA, 3 Kupa Italie, 3 Superkupa Italiane, 1 Ligë të Kampionëve dhe 1 Kupën e Botës për Klube.

Lexo më tej: Një kupë historike: vetëm familja Moratti përpara Zhang, Inzaghi shënjestron Mourinhon

Kushtet e presidentit të Tripletës, i cili mbushi 78 vjeç në maj, cilësohen si të qëndrueshme dhe jo shqetësuese. Një sqarim i domosdoshëm duke pasur parasysh një sërë zërash të pavërteta dhe destabilizuese që janë përhapur edhe në rrjetet sociale që prej mëngjesit. Operacioni i angioplastikës ishte planifikuar prej disa kohësh. Tashmë Moratti do t'i nënshtrohet një periudhe rikuperimi pas operacionit brenda spitalit milanez.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI