Flash

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Hetimi i 'The Athletic' zbulon bllofin e madh të Saudi League: "Shumë klube nuk paguajnë rrogat"

Lapsi.al 26 September 2023
Hetimi i 'The Athletic' zbulon bllofin e madh të Saudi League:

Cristiano Ronaldo ishte i pari dhe më pas të gjithë të tjerët me radhë: nga Firmino te Neymar, duke kaluar te Milinkoviç-Savic dhe Koulibaly. Eksodi i madh i verës që përfshiu lojtarët më të mirë të Evropës drejt Saudi League së shpejti mund të rezultojë të jetë një bllof i madh. Sipas të përditshmes autoritare The Athletic, disa klube arabe janë raportuar se nuk kanë paguar pagat e lojtarëve dhe trajnerëve.

SAUDI LEAGUE NUK PAGUAN?

Rasti më i spikatur është ai i Lisandro Alzugaray, i cili u la i lirë pas 38 ditësh nga Al-Ahli, vetëm sepse u dëmtua. Klubi i ndërpreu kontratën me arsyetimin e "mungesës së pajustifikuar" në stërvitje. Alzugaray iu drejtua FIFA-s, që i dha të drejtë, duke i ngarkuar Al Ahli një kompensim total prej 750 mijë dollarësh.

Kjo është vetëm e fundit në një seri padish të ngritura nga futbollistët kundër ekipeve të Saudi League. Në total janë 21, të gjitha të fituara nga sportistët, për një total prej 16 milionë dollarë dëmshpërblim. Jo vetëm lojtarë, por edhe disa trajnerë (me staf të bashkangjitur) kanë ngritur padi kryesisht kundër tre klubeve: Al-Ahli, Al Raed dhe Al-Ittihad për të rikuperuar 12 muaj paga të papaguara.

AL-AHLI SKUADRA ME MË SHUMË PADI TË HAPURA

Nga ky këndvështrim më i keqi është Al-Ahli, skuadra e Mahrez, Firmino, Kessie, Demiral dhe Gabri Veiga. Aq sa FIFA e dënoi klubin duke i ndaluar "regjistrimin e lojtarëve të rinj, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për dy dritare të tëra transferimesh radhazi". Në realitet, duke apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, klubi gjithsesi arriti të shpenzojë miliarda në merkaton e fundit faraonike të transferimeve. Al Nassr i Cristiano Ronaldos gjithashtu kishte probleme të këtij lloji me FIFA-n. Kjo gjë, këtë verë, e pengoi përkohësisht të nënshkruante me lojtarë të rinj, derisa të shlyente borxhet e papaguara.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI