Flash

Video/ Manchester City fiton me vështirësi me Newcastle: shpëtimtari është Alvarez

Lapsi.al 19 August 2023
Video/ Manchester City fiton me vështirësi me Newcastle:

Java e dytë e Premier League sheh fitoren e dytë radhazi të Manchester City. Një gol i Alvarez (31') i mjaftoi Citizens për të mposhtur 1-0 Newcastle. Goditje e Tottenham, që mposhti Manchester United 2-0 falë Sarr dhe Davies. Liverpooli gjen suksesin e parë në Anfield duke rikuperuar Bournemouth 3-1. Fitore në transfertë për Brighton, që mbetet me pikë të plota pas suksesit me Wolverhampton 4-1. Ndërsa Fulham dorëzohet 0-3 ndaj Brentford.

Sukses në shtëpi për Manchester City, që fiton 1-0 ndaj Neëcastle. Në fazat e para të ndeshjes, skuadrat studiuan, me Citizens që menaxhuan zotërimin e topin pa insistuar. Në minutën e 31', lojtarët e Guardiolës zhbllokuan ndeshjen. Foden shërbeu në zonë për Julian Alvarez, që lëshoi një të djathtëv të pakapshme për Pope. Magpies u përpoqën të reagojnë dhe të sulmojnë duke gjetur hapësirën e duhur. E megjithatë, City e mbylli pjesën e parë të ndeshjes me një gol avantazh.

Lexo më tej:Video/ Tottenham bëhet i frikshëm, në Londër United rrëzohet 2-0: Liverpool përmbysje me 10 lojtarë

Në pjesën e dytë, skuadra e Howe tentoi që në fillim të befasojë skuadrën e Guardiolës, por nuk arriti të krijojë ndonjë rrezik për Ederson. Ritmet ranë me kalimin e minutave, me City që morën në shtëpi fitoren. Manchester City shkon në 6 pikë (pikë të plota). Qëndron ende në 3 Newcastle.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI