Flash

Sergio Rico, makthi merr fund: del nga spitali i Seviljes pas 82 ditësh

Lapsi.al 19 August 2023
Sergio Rico, makthi merr fund: del nga spitali i Seviljes pas 82 ditësh

Portieri i PSG-së Sergio Rico ishte viktimë e një aksidenti të rëndë me kalë, pas të cilit ai kaloi një periudhë në koma. Rezerva e pariseinëve iu nënshtrua operacioneve të ndryshme kirurgjikale. 82 ditë pas aksidentit Sergio Rico tashmë ka dalë nga spitali dhe tani do t'i nënshtrohet një periudhe pushimi dhe vëzhgimi. Portieri spanjoll dukej shumë i emocionuar në shoqërinë e bashkëshortes së tij Alba Silva, gjithmonë e pranishme dhe zëri social i portierit muajt e fundit.

ÇFARË NDODHI

Pasi fitoi titullin kampion me PSG, portieri u nis për pushime në Spanjë. Aty Rico u rrëzua nga kali dhe më pas u shkel prej tij gjatë një pelegrinazhi. Sipas rindërtimit të ngjarjes, portieri rezervë i PSG u rrëzua nga kali dhe u godit nga kafsha dhe një karrocë e tërhequr nga disa mushka. Në përshkrimin që i kanë bërë mjekët aksidentit është zbuluar një detaj i frikshëm: “Nëse plaga do të kishte qenë më e thellë se gjysmë centimetri, Sergio do të kishte vdekur në çast”.

Menjëherë pas aksidentit, portierit të PSG iu dha ndihma mjekësore. Sidoqoftë kjo nuk shmangu ditë të tëra në koma. Lufta e mjekëve pastaj bëri që – fatmirësisht – portieri të dilte jashtë rrezikut për jetën. Në periudhën e qendrimit në spital Sergio Rico ka humbur tashmë 23 kilogramë.

MESAZHI I PARË KUR DOLI NGA KOMA

Ishte 28 maji kur, jo shumë larg Seviljes, portieri i Paris Saint Germain Sergio Rico u dërgua me urgjencë në spital. Ai pësoi një rënie të keqe nga kali, një ditë pasi ishte shpallur kampion në Ligue 1. Në koma dhe i intubuar, portieri spanjoll kaloi 36 ditë në terapi intensive. Pasi u rrezikua seriozisht jeta e tij, Rico rikuperoi dalëngadalë, derisa u zgjua plotësisht. Në atë moment, përmes profilit të tij në Instagram erdhën edhe fjalët e para.

Lexo më tej: Sergio Rico, portieri i PSG që u shkel nga kali, sërish në operacion: duhet hequr një aneurizëm

Portieri i PSG, Sergio Rico, është shtruar në spitalin e Seviljes që prej 28 majit. Me 20 kg më pak dhe humbjen e 30% të masës muskulore, portieri mundi të qetësojë të gjithë fansat e tij përmes një mesazhi emocionues të postuar në një histori në Instagram. "Falënderoj të gjithë ata që më kanë treguar dashurinë e tyre në këto ditë të komplikuara”, ka shkruar lojtari spanjoll. “Unë jam duke u përmirësuar vazhdimisht. Ndihem shumë me fat dhe shpresoj t’ju shoh përsëri së shpejti”. Një mesazh që i jep fund një makthi. Edhe pse për momentin kthimi i tij në fushë është totalisht i përjashtuar.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI