Flash

Prapaskenat e bllokimit nga Sassuolo, Carnevali: "Berardi nuk lëviz nga këtu, i bezdisur nga Juventus"

Lapsi.al 19 August 2023
Prapaskenat e bllokimit nga Sassuolo, Carnevali: "Berardi nuk lëviz

Domenico Berardi nuk do të lëvizë nga Sassuolo. E siguron drejtori i jeshilzinjve, Giovanni Carnevali, i cili më pas i mbyll dyert Juventus. Drejtuesi i lartë i Sassuolo është shprehur gjithashtu i bezdisur nga sjellja e bardhezinjve, për sa i përket kohëve: “Kishte një parim negocimi. Juve kishte shfaqur interes për të dhe ne u treguam të hapur për shitjen. Por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi. E unë i kisha paralajmëruar si Giuntoli ashtu dhe menaxherët e Berardit. Nuk mund të shkonim përtej 17 gushtit, sepse atëherë nuk do të kishim kohë të gjenim një zëvendësues. Kështu që Berardi qëndron”.

Carnevali, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, vijon: “Për ne, vlerësimi ishte më shumë se 30 milionë euro. E kishim sqaruar se nuk ishim të interesuar të përfshinim lojtarë në negociata pasi tashmë kemi ndryshuar shumë në nivel skuadre. Por nga ana jonë ishte gatishmëria për të biseduar për të gjetur formulën së bashku. Ishim krejtësisht të hapur sepse donim t'a kënaqnim Domenicon. E tregon fakti se kishim gjetur tashmë zëvendësuesin (Lukebakio i Hertha Berlin, red)" .

ÇFARË SHKOI KEQ...

Pra, çfarë shkoi keq? "Askush nuk është ndjerë më që atëherë dhe ne nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare. E kuptoj që mund të kenë bërë vlerësime të tjera te Juventus, por është e drejtë që secili të bëjë çfarë të dojë. Ne e heqim Berardin nga merkato. Jam i bezdisur nga sjellja e Juventus, sepse nga ana jonë ne kemi qenë gjithmonë të hapur. Ndoshta do të ishte më mirë të flisnin fillimisht me ne dhe më pas me menxherët e lojtarit".

Sipas Carnevalit, nuk ka asnjë shans për rihapjen e negociatave, edhe pse Berardi po tregohet këmbëngulës. Anësori nuk do të luajë me Atalantën dhe nuk dëshiron të stërvitet me grupin: "Domenico është thelbësor për ne, nëse ka dëshirë unë do ta bëja të arsyetonte duke i shpjeguar situatën. Juve ishte mundësia, ndoshta e fundit, për të shkuar në një klub të madh, por tani kushtet nuk janë më. Ai është inteligjentë dhe do ta kuptojë".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI