Flash

Anglia gati për ndryshimin historik: një grua në vend të Southgate në pankinën e Anglisë

Lapsi.al 19 August 2023
Anglia gati për ndryshimin historik: një grua në vend të

Anglia po i bën vetes pyetje të rëndësishme për të ardhmen e kombëtares dhe në veçanti për trajnerin Southgate. Nëse trajneri do të shkarkohet, Federata mund të vendosë të bëjë një ndryshim historik. Për herë të parë pankina e kombëtares do t'i besohet një gruaje.

Kombëtarja e Anglisë është historikisht një nga zhgënjimet më të mëdha në turnetë ndërkombëtare. Vetëm një fitore në Kupën e Botës, në 1966, dhe më pas shumë zhgënjime. Edhe kur dukeshin si ekipi favorit (me një mesfushë të përbërë nga Gerrard, Lampard, Carrick dhe Beckham, me Rooney dhe Oëen në sulm) ata dështuan.

Në nivelin e femrave ata fituan kampionatin e fundit evropian, në vitin 2022. E tani po luajnë Botërorin kundër Spanjës. Një rezultat i rëndësishëm, i ndjekur me shumë vëmendje në shtëpi, duke qenë se më në fund, ndoshta, futbolli po kthehet në shtëpi. Në rrugëtimin fantastik të vajzave angleze merita është e trajneres Sarina Wiegman.

WIEGMAN PËR KOMBËTAREN E MESHKUJVE

Rezultatet e kombëtares së femrave janë aq të mira saqë shumë pyesin nëse Wiegman duhet të drejtojë ekipin e meshkujve. Southgate nuk arriti të lërë gjurmë në skuadër, pavarësisht humbjes nga Italia në finalen e Europianit. Eliminimi i parakohshëm në Botëror rëndon shumë në vlerësimin e teknikut. E, ndonëse jo realisht në fije të perit, zërat kanë arritur deri në pozicionet e larta të Federatës.

Lexo më tej: Anglia e eliminuar por fantastike, arbitri “fajtor” dhe dilema Southgate: "Do të qendroj? Do flasim"

Bullingham, shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit, tha: "Ne po kërkojmë personin më të mirë për këtë punë, kur kërkohet një pasardhës për Southgate, kontrata e të cilit skadon në fund të vitit të ardhshëm, qoftë burrë apo grua. Ne zgjedhim personin më të mirë për këtë punë. Nëse personi më i mirë është një grua, atëherë pse jo?".

Do të ishte një vendim historik, nëse do të ndodhte realisht. Asnjëherë në historinë e futbollit të meshkujve një skuadër nuk i është besuar një gruaje. Duket se ka ardhur koha për të thyer edhe këtë tabu të lidhur me paragjykimet gjinore.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI