Flash

Video/ Tirana tronditet, Besikas në kthim me dy milanistët Rebic e Messias: "I lumtur që jam këtu"

Lapsi.al 31 July 2023
Video/ Tirana tronditet, Besikas në kthim me dy milanistët Rebic e
Pas katër sezonesh me kuqezinjtë, Ante Rebic i thotë lamtumirë Milan dhe Italisë. Sulmuesi kroat fluturoi në Turqi për të veshur fanellën e Besiktast dhe për të nisur një aventurë të re. Rebic do të udhëtojë me skuadrën për në Tiranë, në kthimin e raundit të dytë të Conference League. Bashkë me kroatin, bardheblutë mund të gjejnë kundërshtar edhe një tjetër sulmues të Milan, Messias. Braziliani është pranë firmës me Besiktas. Turqit kanë fituar 3-1 ndeshjen e parë në "Vodafone Park" dhe në "Air Albania", Shehi e të tjerët përvec rezultatit duhet të bëjnë llogaritë edhe dy milanistët. Me të mbërritur në Stamboll ai u përshëndet nga një grup tifozësh bardhezi dhe deklaroi: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dua të takoj ekipin sa më shpejt. Do të vesh fanellën me numrin 7”. Një marrëveshje përfundimtare me vlerë 500,000 euro plus bonuse që mund të shkojnë deri në 2 milionë. Një operacion i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët kanë kursyer rreth 9 milionë euro që nga lamtumira e ish-Eintracht. Katër sezone në dritë-hije në Milano për kroatin, i cili shënoi gola të rëndë duke luajtur kryesisht në të majtë. Por shumë shpesh ai u godit nga dëmtimet derisa përfundoi nga titullar në fund të skuadrës. Bashkë me të, në Turqi së shpejti mund të shkojë edhe Junior Messias, në dalje pas blerjes përfundimtare të verës së kaluar. Milan dhe Besiktas po kërkojnë gjithashtu një marrëveshje për brazilianin që shkon në skadencë në vitin 2024. Klubi turk ka paraqitur ofertën e parë zyrtare prej një milion eurosh, kërkesa e Furlani është të paktën tre milionë. Ka distancë, por edhe ekziston vullneti i klubit turk për të bërë një ofertë të përmirësuar në orët në vijim.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI