Flash

Dembélé fut në sherr PSG e Barça: sheikët gati të paguajnë klauzolën, që nesër dyfishohet

Lapsi.al 31 July 2023
Dembélé fut në sherr PSG e Barça: sheikët gati

Një tjetër rast si i Neymar përfshin Barcelonën dhe PSG-në, ndonëse me shifra më të vogla. Në fakt, francezët kanë identifikuar Ousmane Dembélé si zëvendësuesin ideal për Kylian Mbappé. Al Khelaifi është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit, por kohët janë fondamentale. Francezi kushton 50 milionë nëse blerja finalizohet sot, por nga 1 gushti bëhet 100 milionë euro. Në të dyja rastet, gjysma do t'i shkojë lojtarit që shkon në skadencë në vitin 2024 dhe stafit të tij. Te Barça janë të zemëruar dhe janë të gatshëm të luftojnë. Katalanasit i kanë kërkuar UEFA-s të hetojë nëse francezët po respektojnë apo jo Fair Play Financiar dhe nga i marrin të gjitha burimet e tyre financiare. Zemërimi në shtëpinë e Barçës shkon paralelisht me pesimizmin. Për shkak të problemeve të njohura financiare ata nuk mund të konkurojnë ofertën e pasur të PSG për Dembélé, që për më tepër është pranuar.

BARCELONA SHPALL 'LUFTË'

PSG i dërgoi një letër Barçës të shtunën duke kërkuar leje për të negociuar me Dembélé. Barcelona e refuzoi kategorikisht, duke e deklaruar sulmuesin e tyre "të patransferueshëm". Në të njëjtën ditë, presidenti Laporta dhe drejtori sportiv Mateu Alemany u takuan me Dembélé. Një takim urgjent për të përsëritur rëndësinë e tij të madhe për ekipin. Pastaj të dielën ishte vetë Xavi ai që përsëriti edhe një herë se sa themelor është ai për projektin e tij. Trajneri synon të luftojë deri në sekondën e fundit, duke qenë se e konsideron anësorin thuajse gurin filozofik të skuadrës së tij. Dembélé është për të lojtari që bën diferencën në sulm, falë efektshmërisë në një kundër një.

AKORDI ME PSG

Megjithatë, topi tani është në duart e Dembélé dhe stafit të tij. Ata kanë gjetur marrëveshje me PSG deri në vitin 2028. Francezët, ndryshe nga katalanasit, kanë arritur të plotësojnë plotësisht kërkesat e sulmuesit. Pesimizmi mbretëron te Barça dhe blaugranat duken të dorëzuar për të humbur yllin e tyre. Ashtu si ndodhi në vitin 2017 me Neymar.

Ndërkohë, Barcelona ka ndryshuar planet e udhëtimit për në Las Vegas, ku do të përballet me Milan, mëngjesin e së mërkurës. Leëandoëski dhe shokët e tij kishin planifikuar të merrnin një fluturim nga Dallas në orën 11:30 (18:30 me orën tonë), por tani ata nuk do të nisen deri në orën 18:00 (01:00 me orën tonë). Një kohë që do t'i lejojë katalanasit të dinë nëse Dembélé tashmë e ka paguar klauzolën e lirimit të tij në La Liga.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI