Flash

Pedro rrihet me grushta nga preparatori atletik: Flamengo shkarkon ndihmësin e Sampaoli

Lapsi.al 31 July 2023
Pedro rrihet me grushta nga preparatori atletik: Flamengo shkarkon
Flamengo shkarkoi ndihmës trajnerin Pablo Fernandez për goditjen me grusht në fytyrë ndaj sulmuesit Pedro, për mosbindje të supozuar. Futbollisti ka bërë denoncimin ndaj tij për shkak të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë. Ish-sulmuesi i Fiorentinës e tregoi episodin e shëmtuar në kanalet e tij në rrjetet sociale. Pedro, i cili ishte në skuadrën e Brazilit në edicionin e fundit të Kupës së Botës, tha se Fernandez e goditi me grusht në fytyrë. Incidenti ndodhi pas fitores 2-1 të Flamengos kundër Atletico Mineiro në një ndeshje të kampionatit brazilian. Policia e Minas Gerais tha se asistenti i trajnerit gjithashtu e goditi tre herë me shuplakë, para se ta godiste me grusht. Lexo më tej: Dita speciale e Pedro: Brazili e merr në Katar ai... martohet

POSTIMI I PEDRO: "U SULMOVA BURRACAKËRISHT"

“Mund të qëndroja këtu dhe të flisja për pak minutat e marra në ndeshjet e fundit. Por ajo që ndodhi sot ishte më e rëndë se ajo që mund të ndodhë në fushë. Burracakërisht, pa asnjë arsye dhe në mënyrë të pashpjegueshme, u sulmova. U godita me grusht në fytyrë, nga Pablo Fernandez, një anëtar i stafit teknik të Sampaoli - shkroi 26-vjeçari brazilian -. Frikacakëria fizike pati përparësi ndaj frikacakrisë psikologjike që kam vuajtur javët e fundit. Kushdo që mendon se ka të drejtë të sulmojë një tjetër nuk meriton respektin e askujt. Kam kaluar shumë prova këtu te Flamengo, por asgjë nuk krahasohet me burracakërinë e pësuar sot. Zoti e faltë një person që në mes të 2023 mendon se agresioni fizik mund të zgjidhë çdo problem. Faleminderit JEZUS sepse më mësove të ktheja faqen tjetër”. Ndër demonstrimet e solidaritetit është edhe ajo e Arturo Vidal, ish-shoku i tij te Flamengo: “Jemi me ty vëlla”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Pedro Guilherme (@pedroguilherme)

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI