Flash

F1/ GP Belgjikë, Verstappen në pole position edhe në Sprint: Ferrari në vijën e dytë

Lapsi.al 29 July 2023
F1/ GP Belgjikë, Verstappen në pole position edhe në Sprint:

Max Verstappen konfirmon veten në super formë edhe në Belgjikë duke rrëmbyer pole position në Sprint Race në Spa. Në një kualifikuese të vonuar Shootout, për shkak të shiut, me vonesën e bashkangjitur të mini-garës, piloti holandez tregoi edhe një herë superfuqinë e Red Bull. Verstappen u pozicionua para McLaren të Oscar Piastri me 11 të mijta. Vija e dytë e gjitha Ferrari, me Carlos Sainz që i paraprin SF-23 tjetër të Charles Leclerc, protagonist i një gabimi në fundin e sesionit.

TRAFIKU PENALIZOI KOKËKUQET

Kokëkuqet mund të kishin bërë më mirë, por u tradhtuan nga trafiku i rënduar dhe disa trajektore befasuese për shkak të kushteve shumë të lagështa në pistë. Megjithatë, makinat Ferrari arritën të vendoseshin përpara McLaren tjetër të Lando Norris, që u tregua në formë të shkëlqyer në daljet e fundit të sezonit. Britaniku do të nisë nga vija e tretë në shoqërinë e Alpine të Gasly, ndërsa Mercedes i Lewis Hamilton do të nisë nga vija e katërt. Anglezi u pozicionua në vendin e shtatë në start, përpara Red Bull tjetër të Sergio Perez. Rezultat më i keq, ndërkohë, për W14 të George Russell, i detyruar të niset i 10-ti duke ndarë vijën e pestë me Alpine të Ocon.

DITËNDJA E HIDHUR E ALONSO

Ditëlindje e hidhur për Fernando Alonso, i detyruar të niset nga vija e tetë pas Tsunoda. Spanjolli u tradhtua nga shoku i skuadrës Lance Stroll, i cili, 30'' nga fundi i SQ2, bllokoi Aston Martinin e tij, duke dekretuar përfundimin e hershëm të sesionit. Një incident që kanadezi mund ta shmangte, por u shty nga stafi i tij për të montuar para kohe gomat e mesme në kushte piste që ende nuk e lejonin. E me ndërprerjen e sesionit, u penalizuan edhe Ricciardo dhe Albon, të cilët do të startojnë në vendin e 11 dhe të 12, të ndjekur nga Williams i Sargeant dhe nga AMR23 i Stroll në vijën e shtatë.

Lexo më tej: Verstappen 'djeg' McLaren për pole position: Leclerc e Sainz mbyllin top five në Silverstone

EDHE MOTORËT FERRARI NË VËSHTIRËSI

Katër makina me motor Ferrari, nga ana tjetër, janë vendosur në dy vijat e fundit. Bottas me Alfa Romeo i paraprin Haas të Magnussen në vijën e nëntë, si dhe Zhou i cili do të nisë nga vendi i 19, përpara Haas tjetër të Hulkenberg. Shootout për të është mbyllur me një ‘no time’ për shkak të një gabimi të bërë në box gjatë ndalimit në pit stop.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI