Flash

Juventus, asnjë apelim për përjashtimin nga Europa. Ferrero: "Kemi punuar mirë, por nuk ankimojmë"

Lapsi.al 29 July 2023
Juventus, asnjë apelim për përjashtimin nga Europa. Ferrero:

"Ne nuk ndajmë interpretimin që u është bërë tezave tona mbrojtëse. E mbetemi të bindur fort për korrektësinë e veprimeve tona. Por ne nuk do të apelojmë". Ky është reagimi i parë i botës së Juventus pas vendimit të Dhomës së Gjykimit të UEFA-s. Sipas tij, bardhezinjtë u përjashtuan nga Conference League, përveç gjobës prej 20 milionë eurosh për shkeljen e marrëveshjes së rënë dakord me organizmin më të lartë evropian të futbollit. Kjo është deklarata e Gianluca Ferrero, presidenti i Juventus e sjellë brenda komunikatës për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të internetit.

KOMUNIKATA E JUVENTUS

“Na vjen keq për vendimin e UEFA Club Financial Control Body – vijon numri një i Juventus –. Ne nuk ndajmë interpretimin që u është dhënë tezave tona mbrojtëse. E mbetemi të bindur fort për korrektësinë e veprimeve tona dhe vlefshmërinë e tyre. Megjithatë, ne kemi vendosur të mos apelojmë kundër këtij vendimi. Ky vendim është në përputhje me atë të marrë majin e kaluar në kontekstin e mosmarrëveshjeve me FIGC. Si në atë rast, ne preferojmë t'i japim fund periudhës së pasigurisë. Duam t’i sigurojmë palëve tona të brendshme e të jashtme të interesit shikueshmërisë totale për pjesëmarrjen e klubit në garat e ardhshme ndërkombëtare".

"Shkuarja në një apel dhe ndoshta në nivele të tjera gjykimi, me rezultate dhe kohë të pasigurta, do të rriste pasigurinë në lidhje me mundësinë tonë për pjesëmarrjen në UEFA Champions League 2024/25. Në vend të kësaj, ne duam që ekipi i parë, tifozët tanë, sponsorët, furnitorët dhe partnerët tanë financiarë të jenë në gjendje të përjetojnë sezonin 2023-24 me qetësinë dhe sigurinë maksimale në lidhje me rezultatet e arritura në në fushë, veçanërisht pas sezonit të turbullt të kaluar”.

Lexo më tej: UEFA përjashton Juventus nga Europa e gjobë milionare: Fiorentina në Conference League

Më pas përfundimi: "Pavarësisht këtij vendimi të dhimbshëm, ne tani mund ta përballojmë sezonin e ri duke parë fushën dhe jo Gjykatat sportive. Tani mendja te Kampionati dhe Kupa e Italisë. Do të bëjmë çmos për t'i dhënë tifozëve tanë kënaqësinë më të madhe të mundshme në këto kompeticione”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI