Flash

Fraza e Marquinhos për Mbappè që tërboi drejtuesit e PSG: kapiteni nxirret direk në shitje

Lapsi.al 28 July 2023
Fraza e Marquinhos për Mbappè që tërboi drejtuesit e PSG:

Te Paris Saint Germain, Kylian Mbappé është më shumë se një cështje dhe po përfshin të tjerë protagonistë. Klubi, në këtë situatë nuk rrezikon të humbasë vetëm sulmuesin, sepse po konsideron "armik" këdo që mban anën e tij. E në këtë rast nuk ka ulje dënimi as për kapitenin brazilian Marquinhos.

Kontrata e Mbappe me parisienët skadon në vitin 2024 dhe ai informoi drejtuesit për synimin e tij për të mos-rinovuar. Agravimi, për pasojë, solli mungesën e “ftesës” në turin parisien në Japoni. Në të njëjtën kohë, sulmuesi refuzoi një ofertë të bujshme nga arabët e Al-Hilal, të cilët do t'i kishin garantuar PSG-së 300 milionë euro. Për Mbappe objektivi i vetëm është transferimi te Real Madrid, nëse jo në këtë seancë merkatoje, vitin e ardhshëm në transferim falas.

Historia që lidhet me Mbappé përfshin në mënyrë të pashmangshme edhe pjesën tjetër të skuadrës. E tani është edhe kapiteni Marquinhos ai që përfundon në syrin e stuhisë, fajtor se ka thënë publikisht disa fraza në favor të fenomenit francez. Fjalë që nxitën drejtuesit e klubit parisien ta nxjerrin në shitje.

MARQUINHOS E FRAZA PRO-MBAPPE

Fjalët e thëna në televizion në lidhje me çështjen e mprehtë Mbappe do t'i kushtojnë shtrenjtë Marquinhos. Kapiteni i PSG-së deklaroi publikisht pak ditë më parë se dëshiron të vazhdojë të luajë me asin francez. Vetëm se sulmuesi është prej kohësh në mosmarrëveshje me klubin. Frazat e brazilianit, absolutisht të papëlqyera nga drejtuesit e klubit katariot, patën pasojë të menjëhershme vendimin e mbërritur nga katet e sipërme për ta vendosur atë në listën e transferimeve. Të paktën si bën të ditur Sports Zone.

Sipas portalit, drejtuesit e PSG-së i konsiderojnë deklaratat e Marquinhos shumë të çekuilibruara drejt shokut të tij, në krahasim me pozicionin e klubit. Fjalët e kapitenit, në Paris që nga viti 2013 dhe një prej drejtuesve historikë të dhomave të zhveshjes, kanë destabilizuar më tej një ambient tashmë të trazuar. Ndërkohë Verratti i thotë lamtumirë Kullës Eiffel dhe fluturon për në Arabi. Trajneri i ri Luis Enrique ka padyshim shumë probleme për të zgjidhur…

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI