Flash

Ish-menaxheri Di Campli zbulon prapaskenat: "Verratti nuk pati b*le, kishte akord me Juven"

Lapsi.al 28 July 2023
Ish-menaxheri Di Campli zbulon prapaskenat: "Verratti nuk pati b*le, kishte

Pas më shumë se 10 vitesh me fanellën e PSG-së, Marco Verratti është shumë afër kalimit në Arabinë Saudite te Al-Hilal. Klubi në këtë merkato ka blerë Koulibaly, Ruben Neves dhe Milinkovic-Savic, por nuk do të ndalet. Ish-menaxheri i tij, avokati Donato Di Campli, foli për të ardhmen e mesfushorit Italian. Por ai nuk ishte shumë i butë në një intervistë për TV Play, ku kritikoi zgjedhjen e lojtarit: “Markos i mungonin bo*et për të rezistuar tetë muaj, sepse ishte në skadencë me PSG-në e mund të shkonte te Barcelona dhe të bënte një karrierë tjetër. Ai kishte frikë të përballej me ata njerëz në Paris dhe u përul. Që në momentin që zgjodhi atë rrugë, Verratti e mbaroi karrierën e tij. Ai do të jetë një njeri shumë i pasur, por nuk do ta jetë kurrë një kampion”, tha Di Campli.

DO TË SHKOJË NË ARABI

"A do të shkojë në Arabi? Po, nga informacionet e mia do të shkojë, situata është te detajet. Tani do të fitojë shumë para, por do të shkojë në mes të shkretëtirës me devetë", shtoi Di Campli. Menaxheri foli edhe për rinovimin e kontratës së nënshkruar në 2017 nga ish-klienti i tij me francezët: "Ai u mbyll në një dhomë nga ish-drejtori i Paris Saint Germain Antero Henrique dhe Al-Khelaifi dhe iu tha 'Lëre menaxherin tënd dhe ne do të rinovojmë gjithçka që dëshiron’. Një djalosh që asokohe ishte 22-23 vjec e gjeti veten në vështirësi. E tani jemi në të njëjtën situatë me Mbappe. Mos harrojmë situatën Rabiot, me nënën e tij që nuk i interesonte që djali mbeti në stol. Unë e admiroj shumë Kylian Mbappe, pavarësisht qeverisë, Macron... mendoj se ai po ndjek ëndrrën e tij. Atë për t'u bërë kampion. Në atë dimension të gjithë marrin paratë, por duhet të dini se si të zgjedhësh rrugën që dëshiron të marrësh".

PRAPASKENA ME JUVENTUS

Pastaj prapaskena për verën në të cilën Verratti u largua nga Pescara: “Ai ka qenë gjithmonë një juventin gjithë jetën dhe ne kishim një marrëveshje me Juventus përpara se të shkonim te PSG. Megjithatë, Pescara donte të fitonte sa më shumë para nga ky transferim dhe ishte e nevojshme që të pajtoheshin nevojat. Për më tepër, Pescara nuk mund ta përballonte kontratën e Troisi. Përndryshe ai do të kishte shkuar atje edhe sepse marrëveshjet me Juventus tashmë ishin nënshkruar”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Me sytë katër

PAPARAZZI